Holandezët mund të duhet të mbyllen përsëri në vjeshtë pasi qeveria nuk ka përgatitur ndonjë strategji efektive në rast se një valë tjetër COVID-19 godet vendin, raporton media holandeze NOS.
Në vjeshtë mund të ketë një izolim tjetër pasi qeveria nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e mungesës së stafit të kujdesit shëndetësor në vend, e cila ishte problematike edhe gjatë pandemisë.
“Të gjithë duket se kanë rënë në gjumë. Është pak si të groposësh kokën në rërë,” thotë për NOS, David Jongen, drejtor i spitalit Zuyderland dhe nënkryetar i Shoqatës së Spitaleve.
“Tani duhet ta bëjmë sërish punën me më pak kolegë sesa në fillim të pandemisë. Dhe unë jam vërtet i shqetësuar për këtë sepse nuk e di nëse kjo do të funksionojë. Se do të humbni edhe më shumë kolegë në valën tjetër,” tha për NOS, Joke Dieperink, anëtare e bordit të shoqatës profesionale V&VN-IC dhe infermiere e IC.
Pavarësisht shqetësimit të profesionistëve mjekësorë, qeveria holandeze njoftoi se do të heqë obligimin e bartjes së maskave në aeroportet holandeze nga 21 maji. Po ashtu nuk ka pasur asnjë përditësim nëse rregulloret e mëparshme COVID-19 do të rikthehen.