<b></b> Intelegjenca amerikane: Putini është duke u përgatitur për një luftë të gjatë

Intelegjenca amerikane: Putini është duke u përgatitur për një luftë të gjatë

11.05.2022 08:48

Vladimir Putin është duke u përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë, madje as fitorja në lindje mund të mos i japë fund konfliktit, ka paralajmëruar inteligjenca amerikane.

Paralajmërimi vjen ndërsa luftimet e ashpra janë duke vazhduar në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.

Moska i ripërqendroi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina i rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj, Kievin.

Por pavarësisht kësaj, forcat e saj ngecënç, tha inteligjenca amerikane.

Avril Haines, drejtori i inteligjencës kombëtare, ka thënë në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA-së të martën se Putini ishte ende duke synuar "të arrijë qëllime përtej Donbasit", por se ai "përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë", shkruan BBC.

Ajo shtoi se presidenti rus ishte "ndoshta" duke llogaritur që mbështetja e SHBA-së dhe BE-së për Ukrainën të dobësohej me përkeqësimin e inflacionit, mungesës së ushqimit, dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

Megjithatë, presidenti rus mund t’u kthehet "mjeteve më drastike" ndërsa lufta vazhdon - megjithëse Moska do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse Putini sheh ndonjë "kërcënim ekzistencial" për Rusinë.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Scott Berrier tha në të njëjtën seancë se rusët dhe ukrainasit kanë "ngecur".

Në luftimet e fundit, Ukraina pretendon se ka rimarrë katër vendbanime në rajonin verilindor të Kharkiv.

Cherkasy Tyshky, Ruski Tyshky, Rubizhne dhe Bayrak, u rikthyen nga okupimi rus, kanë thënë forcat e armatosura të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se sukseset ukrainase po i shtynin gradualisht forcat ruse nga Kharkivi, i cili është bombarduar që nga fillimi i luftës.

Por ai tha se ukrainasit "nuk duhet të krijojnë një atmosferë presioni të tepruar moral, ku priten fitore javore, e madje edhe ditore".

Tjera nga autori:
1