<b></b>Zhvillimet kyçe të ditës nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Zhvillimet kyçe të ditës nga lufta e Rusisë në Ukrainë

23.06.2022 00:19
  • Sipas kryeministrit britanik, inteligjenca britanike ka parashikuar se vrulli i Rusisë në luftën e saj në Ukrainë do të ngadalësohet gjatë muajve të ardhshëm."Shërbimi ynë i inteligjencës së mbrojtjes beson, se në muajt e ardhshëm, Rusia mund të arrijë në një pikë në të cilën nuk ka më asnjë moment përpara, sepse ajo ka ezauruar burimet e saj," është shprehur Johnson.
  • Është bërë e ditur se Shkolla Juridike e Kolumbisë do të këshillojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në lidhje me dëmshpërblimet e luftës.
  • Në një intervistë të fundit me gazetën ukrainase Hromadske, ushtarët e plagosur ukrainas thanë se forcat dhe armatimet ruse janë dukshëm më të mëdha se ato ukrainase.
  • Sipas Euromaidan Press, në një fshat në rajonin e Kharkivit, janë vrarë pesë gra si pasojë e bombardimeve ruse. Sipas të njejtës gazetë që nga nisja e pushtimit rus, në Kharkiv janë vrarë të paktën 860 civilë.
  • Gjatë ditës së sotme, Parlamenti i Ukrainës ka miratuar dhe ratifikuar Konventën e Stambollit, një traktat për të drejtat e njeriut që synon të parandalojë dhe të luftojë dhunën ndaj grave.
  • Sipas raportimit të gazetës bjelloruse NEXTA, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë ka nisur një sërë çështjesh penale nën nenin e "diskreditimit të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse".
  • Kryebashkiaku i Enerhodar, një qytet në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, ka thënë se vendasit, përfshirë punëtorët në operatorin e centralit bërthamor Energoatom, janë duke u rrëmbyer nga pushtuesit rusë.
Tjera nga autori:
1