Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e ish-kryeministrit François Fillon dhe gruas së tij për punësimin e saj fiktiv kur ai ishte deputet, duke e dënuar atë me katër vjet burg.
Skandali i njohur si “PenelopeGate” shpërtheu në vitin 2017 kur Fillon ishte kandidat për partinë e djathtë Les Républicains në zgjedhjet presidenciale. Ai u mund në raundin e parë dhe më pas njoftoi tërheqjen nga politika.
Gruaja e Fillon, Penelope, akuzohet se ka përfituar nga tre punë fiktive si asistente parlamentare e Fillon dhe zëvendësit të tij midis viteve 1998 dhe 2013, gjatë të cilave ajo është paguar më shumë se 600,000 euro.
Në vitin 2020, një gjykatë më e ulët dënoi Fillon me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 375,000 €. Gjykata gjithashtu e ndaloi atë nga mbajtja e posteve publike për dhjetë vitet e ardhshme për shkak të "keqpërdorimit të fondeve publike, bashkëpunimit dhe fshehjes së keqpërdorimit të aseteve shoqërore". Gruaja e tij u dënua me tre vjet burg me kusht, 375 mijë euro gjobë dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për dy vjet.
Në apel, Gjykata e Parisit konfirmoi dënimin e gjykatës më të ulët për akuzën e përvetësimit, por uli dënimet përkatësisht në katër vjet dhe dy vjet pezullim. Shuma e gjobës mbetet e pandryshuar.
Çifti ka kundërshtuar pikat e akuzës që në fillim, duke pretenduar se puna e Penelopes ishte reale edhe pse të bëhej “në terren” dhe jo në Asamblenë Kombëtare.
Të dy kanë bërë të ditur se do apelojnë vendimin e gjykatës në Gjykatën e Kasacionit, e cila është instanca më e lart gjyqësore në Francë.