<b></b> Ish-oligarku Khodorkovsky për Putinin: Ai nuk është burrë shteti, por një bandit

Ish-oligarku Khodorkovsky për Putinin: Ai nuk është burrë shteti, por një bandit

22.06.2022 09:36

Udhëheqësit evropianë duhet të shmangin gabimin e negocimit për përfundimin e luftës në Ukrainë me Vladimir Putin, sepse "ai nuk është burrë shteti, por një bandit".

Ky është paralajmërimi i ashpër i Mikhail Khodorkovsky, biznesmeni i mërguar që dikur konsiderohej njeriu më i pasur në Rusi dhe sot është ndër kritikët kryesor të Putinit.

Që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, disa liderë, veçanërisht presidenti Emmanuel Macron i Francës, janë angazhuar në telefonata me Putinin në një përpjekje për të ndryshuar mendjen e tij, por pa ndonjë rezultat.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kanë pasur të gjithë telefonata të pasuksesshme me homologun e tyre rus.

Kancelari austriak Karl Nehammer madje udhëtoi në Moskë për t'u takuar personalisht me Putinin.

Kjo fushatë diplomatike është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy, si dhe nga Polonia dhe shtetet baltike, të cilët i konsiderojnë thirrjet një formë kompromisi me një kriminel lufte të dyshuar.

Në një intervistë me Euronews, Mikhail Khodorkovsky dha një qëndrim të ngjashëm për këtë çështje.

"Udhëheqësit e vendeve të mëdha evropiane ende besojnë se mund të negociojnë diçka me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të nga ajo që ai e percepton si një pozicion të dobët. Dhe ky është një gabim dramatik sepse ai nuk është një burrë shteti si ata, por është një bandit”, tha Khodorkovsky.

"Dhe çfarë bën një bandit në këtë lloj situate kur e konsideron veten të fortë dhe kur shtyhet të bëjë një hap drejt tyre? Ai përpiqet t’i japë fund viktimës së tij."

Biznesmeni më pas vuri në dukje se izolimi i vetë-imponuar i Putinit gjatë pandemisë së koronavirusit ndryshoi perceptimin e tij për Ukrainën dhe e bëri atë të urdhëronte pushtimin, duke injoruar ndryshimet e thella nëpër të cilat ka kaluar vendi që nga revolucioni Maidan i vitit 2014.

Tjera nga autori:
1