<b>Johnson: </b> Të merresh me Putinin është si të negociosh me një krokodil

Johnson: Të merresh me Putinin është si të negociosh me një krokodil

20.04.2022 23:48

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka sugjeruar që diskutimet me Rusinë për t'i dhënë fund luftës ka të ngjarë të dështojnë.

Boris Johnson tha se të merresh me presidentin rus Putin ishte si të bësh pazare me një "krokodil që e ka këmbën tënde në nofulla”.

Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi për në Indi, Johnson tha se Putini mund të dojë të negociojë vetëm nëse do të kishte fituar një pozicion të fortë në Ukrainë. Ai gjithashtu paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë të nisë një sulm të ri në Kiev.

Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendon se presidenti Zelensky dëshiron të sheh forcat ruse jashtë Ukrainës lindore, mirëpo ai mund të dojë të flasë edhe për Krimenë-një gadishull që u aneksua nga forcat ruse në 2014.

Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.

"Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën," tha Johnson.

Tjera nga autori:
1