<b></b> Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit, do të qëndrojë në krye të detyrës së tij

Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit, do të qëndrojë në krye të detyrës së tij

06.06.2022 22:36

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka fituar në një mocion votëbesimi të zhvilluar nga deputetët konservatorë me 211 vota pro dhe 148 kundër.

Fitimi në këtë votëbesim do të thotë që, Johnson do të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij si kryeministër.

Rezultati i votimit u njoftua nga kryetari i Komitetit të vitit 1922, Sir Graham Brady, i cili tha se “mund të njoftoj se partia parlamentare ka besim te kryeministri”. Kjo të thotë që Johnson arriti të marrë mbështetjen e 58.8%  të Partisë Konservatore, megjithatë ky votim nuk do të thotë që çështja është përmbyllur.

Shifrat kundër udhëheqjes së Johnson janë shumë të larta, me 148 deputetë konservatorë që mendojnë se vendi do të ishte më mirë pa Johnson në krye.

Por, çfarë ndodh tani që Johnson ka fituar?

Pasi i mbijetoi votimit të sotëm, Boris Johnson mund të vazhdojë si lider i Partisë Konservatore dhe si rrjedhojë edhe në detyrën e kryeministrit. Sipas rregullave aktuale, deputetët konservatorë nuk do të lejohen të mbajnë një tjetër votëbesim për një vit.

Megjithatë, ka pasur spekulime se disa mund të përpiqen të ndryshojnë rregullat, për të mbajtur një votim më të shpejtë.

Por, pavarësisht se ka fituar votën, Johnson ende përballet me sfida. Më 23 qershor, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e deputetëve të rinj në Wakefield, Tiverton dhe Honiton. Të dyja vendet mbaheshin më parë nga konservatorët dhe nëse në këto zgjedhje humbin, Johnson do ta gjejë vetën nën një presion të ri.

Tjera nga autori:
1