<b></b> Kancelari austriak kundër lehtësimit të procedurave për marrjen e shtetësisë

Kancelari austriak kundër lehtësimit të procedurave për marrjen e shtetësisë

30.05.2022 11:40

Kancelari konservator, Karl Nehammer, ka shpërfillur thirrjet e presidentit, Alexander Van der Bellen, për ta bërë më të lehtë natyralizimin për emigrantët.

Me zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Austrisë në vjeshtë, Van der Bellen ka rindezur debatin e tensionuar për shtetësinë duke thënë se aktualisht ka shumë pengesa.

“Nuk do të ketë lehtësim të procedurave të shtetësisë me Partinë Popullore”, ka thënë Nehammer për Kronen Zeitung.

Partneri i koalicionit, të Gjelbrit, kanë deklaruar gjithashtu në negociatat e qeverisë se nuk do të ketë ndryshime, shtoi Nehammer.

Në Austri, të rriturit aktualisht mund të kërkojnë shtetësi pas 10 vjetësh, në shumë raste pas gjashtë vjetësh. Kërkohen gjithashtu një dosje të pastër kriminale, njohuri të gjuhës gjermane dhe të ardhura të verifikueshme dhe të qëndrueshme.

Janë dëgjuar shumë thirrje që rregullat të lehtësohen, veçanërisht për fëmijët e lindur në Austri. Van der Bellen thotë se duhet të jetë e mundur që të gjithë të kërkojnë shtetësi pas gjashtë vitesh qëndrimi.

“Le të mos pretendojmë se të gjithë duhet të presin 20 vjet për natyralizim. Në kushte të caktuara, natyralizimi është i mundur për një pjesë të madhe pas gjashtë deri në dhjetë vjet”, tha Nehammer.

Partia opozitare e ekstremit të djathtë, FPÖ dëshiron shtrëngim rregullash, ndërsa partia social-demokrate (SPÖ) dhe NEOS liberale e opozitës bëjnë thirrje që rregullat e natyralizimit të lehtësohen.

Në ORF Pressestunde të së dielës, Gabriel Felbermayr, drejtori i Institutit Austriak të Kërkimeve Ekonomike, komentoi mbi këtë çështje. Sipas tij, kërkesat janë shumë strikte.

Felbermayr beson se një qasje më bujare ndaj shtetësisë mund të ndihmojë për ta bërë Austrinë më tërheqëse pasi ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar në Austri.

Tjera nga autori:
1