Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamjet të asaj që e quan “operacion intensiv manovrimi”, e që përfshin edhe sistemet e raketave balistike ndërkontinentale Yars, me aftësi bërthamore.
Në një deklaratë të dhënë të mërkurën, ministria tha se me 1 qershor në roën 6 të mëngjesit, sistemet e raketave të lëvizshme Yars, të cilat mund të mbajnë koka bërthamore dhe që kanë një rreze të raportuar prej mbi 10,000 kilometrash ishin duke funksionuar.
Pamjet i shoqëroi me përshkrimin:
“Operacione intensive manovrimi në rrugët e patrullimit luftarak në rajonin e Ivanovës”.
Rajoni i Ivanovës shtrihet në lindje të kryeqytetit rus Moskë dhe imazhet, të filmuara nga Ministria e Mbrojtjes ruse, tregojnë ushtarët duke hequr kamuflazhin nga ai që duket të jetë një sistem raketor i lëvizshëm Yars. Automjeti më pas mund të shihet duke bërë rrugën e tij përgjatë një piste dheu ndërsa shoqërohet nga trupat ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes shtoi se “në stërvitje janë përfshirë rreth 1000 personel ushtarak dhe më shumë se 100 pajisje”.