<b></b> Kisha Ortodokse e Ukrainës ndërpret lidhjet me qendrën në Moskë

Kisha Ortodokse e Ukrainës ndërpret lidhjet me qendrën në Moskë

30.05.2022 09:47

Drejtuesit e kishës ortodokse në Ukrainë, e cila ishte e lidhur me Kishën Ortodokse Ruse, kanë miratuar masa që shpallin pavarësinë e plotë të kishës dhe kritikojnë udhëheqësin e kishës së Moskës për mbështetjen e tij ndaj pushtimit rus në Ukrainës.

Këshilli i organit të lidhur me Moskën, Kisha Ortodokse Ukrainase, ka thënë se “dënon luftën si shkelje të urdhërimit të Zotit 'Mos vrisni!' ... dhe shpreh mosmarrëveshje me qëndrimin e Patriarkut Kirill të Moskës në lidhje me luftën në Ukrainë.

Kryepeshkopi Kliment ka thënë për Associated Press se statuti i miratuar zbaton të drejtat për menaxhim sovran dhe të pavarur që u fituan nga Kisha Ortodokse e Ukrainës në 1991, por nuk u zbatua nga të gjitha kishat në vend.

Pyetjet mbeten nëse ky vendim është kryesisht simbolik apo nëse mund të rezultojë në pavarësi apo autoqefali të vërtetë.

Krishterimi ortodoks, besimi më i madh fetar në Ukrainë, është i ndarë midis kishave që kishin qenë besnike ndaj Patriarkanës së Moskës dhe atyre ndara nga selia qendrore.

Intstitucioni i lidhur me Moskën deri më tani ka premtuar zyrtarisht besnikëri ndaj Patriarkut rus Kirill, i cili ka qenë i zëshëm në mbështetjen e ofensivës së Vladimir Putin në Ukrainë.

I quajtur "Metropolitan i Duhanit" për përfitimin e tij të pretenduar me cigare pa doganë në vitet 1990, Patriarku Kirill ka qenë nën presion në rritje nga udhëheqësit fetarë lidhur me qëndrimin e tij.

Ai ka mbajtur qëndrimin e tij pro-luftës, duke bërë pretendime se ukrainasit kanë "shfarosur" civilë rusë në Donbas.

Javët e fundit, qindra priftërinj ortodoksë ukrainas nënshkruan një letër të hapur duke bërë thirrje që Kirill të përballet me një gjykatë fetare për luftën.

Kirill tha se ai e kuptonte vendimin e Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe se "shpirtrat e ligësisë" nuk do t'i ndajnë besimtarët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi.

Tjera nga autori:
1