<b></b> Kombet myslimane kritikojnë Indinë për komentet fyese ndaj Islamit, e akuzojnë për blasfemi

Kombet myslimane kritikojnë Indinë për komentet fyese ndaj Islamit, e akuzojnë për blasfemi

06.06.2022 18:50

India është duke u përballur me një zemërim të madh diplomatik nga vendet me shumicë myslimane, pasi zyrtarë të lartë në partinë qeverisëse nacionaliste hindu bënë referenca nënçmuese ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed, duke tërhequr edhe akuza për blasfemi nga disa kombe arabe.

Sipas Associated Press, të paktën pesë vende arabe kanë ngritur protesta zyrtare kundër Indisë, ndërsa kanë reaguar fuqishëm edhe Pakistani e Afganistani. Zemërimi mbi komentet për fenë është përhapur në mediat sociale, ndërsa janë bërë thirrje për bojkot të mallrave indiane nga disa vende arabe. Lidhur me këtë çështje ka pasur reagime edhe brenda vendit, ku në disa pjesë janë organizuar protesta.

Komentet e zyrtarëve indianë, vijnë pas një dhune në rritje nga nacionalistët hindu që kanë për synim pakicën myslimane dhe inkurajohen nga heshtja e Modit mbi sulme të tilla.

Myslimanët indian vitet e fundit, kanë qenë shpesh në shënjestër për gjëra të ndryshme, nisur nga stili i ushqimit dhe veshjes e deri te martesat ndërfetare.

Ndërkohë, edhe grupet e të drejtave si Human Rights Watch dhe Amnesty International kanë paralajmëruar se sulmet ndaj tyre mund të përshkallëzohen. Grupet kanë akuzuar gjithashtu partinë qeverisëse të Modit se e mbështet anën tjetër duke mundësuar gjuhën e urrejtjes ndaj myslimanëve, të cilët përbëjnë 14% të 1.4 miliardë njerëzve të Indisë, një numër i mjaftueshëm për të qenë popullsia e dytë më e madhe myslimane e çdo kombi.

Partia e Modit i ka mohuar akuzat, por myslimanët e Indisë thonë se sulmet kundër tyre dhe besimit të tyre janë rritur ndjeshëm.

Zemërimi është rritur që nga java e kaluar pasi dy zëdhënësit, Nupur Sharma dhe Naveen Jindal, bënë komente spekulative, që u panë si fyerje ndaj Profetit Muhamed dhe gruas së tij Aishes.

Tjera nga autori:
1