<b></b> Komisioni Evropian beson se Italia do ta zbatojë sistemin e pagës minimale

Komisioni Evropian beson se Italia do ta zbatojë sistemin e pagës minimale

08.06.2022 15:18

Qeveria italiane përfundimisht do të shohë rëndësinë e futjes së sistemit të pagës minimale në Itali, u tha gazetarëve komisioneri i Punësimit, Nicolas Schmit, pasi një marrëveshje e përkohshme mbi një direktivë të BE-së për të vendosur rregulla të reja për pagat minimale të përshtatshme u arrit të martën në Strasburg.

Pas bisedimeve të gjata, u arrit një marrëveshje e përkohshme, megjithëse vendet anëtare ku paga minimale mbrohet me marrëveshje kolektive, duke përfshirë Italinë, nuk janë të detyruar ta rregullojnë me ligj pagën minimale.

“Kam besim se në fund qeveria italiane dhe partnerët socialë do të arrijnë një marrëveshje të mirë për të forcuar marrëveshjet kolektive”, ka thënë komisioneri i punësimit.

Në parlamentin italian janë dorëzuar projektligje të ndryshme për pagën minimale, që synojnë vendosjen e pagës minimale për orë në 9 euro.

Por qeveria italiane është e ndarë për këtë çështje.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë dhe anëtari i Lëvizjes 5 Yjet, Stefano Patuanelli, tha se “një ligj për pagën minimale në Itali duhet të miratohet para përfundimit të mandatit parlamentar vitin e ardhshëm”.

Edhe eurodeputetët italianë janë të ndarë për ndikimin e marrëveshjes së BE-së në Itali.

Eurodeputeti socialdemokrat Brando Benifei e quajti marrëveshjen për direktivën e BE-së "një fitore për Evropën sociale", të cilën "është koha për ta aplikuar në Itali".

Sipas eurodeputeteve të Lega-s, Elena Lizzi dhe Stefania Zambelli, vendimi i BE-së nuk ka pasoja për Italinë.

Paga minimale "do të rrezikonte të shkaktonte rënie të pagave dhe do të zbrazte sistemin tonë historik të marrëdhënieve industriale të fuqisë dhe kuptimit", shtuan ata.

Tjera nga autori:
1