<b></b> Komisioni Evropian rekomandon që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidates për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian rekomandon që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidates për anëtarësim në BE

17.06.2022 12:16

Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Ne kemi një mesazh të qartë dhe ky është: po, Ukraina e meriton perspektivën evropiane. Po, Ukraina duhet të mirëpritet si vend kandidat.”

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE më pak se një javë pas fillimit të pushtimit rus dhe, si kryeqytet, Kievi u përball me rrezikun e kapjes dhe me rrëzimin e qeverisë ukrainase.

Urgjenca e krijuar nga lufta dhe kërkesa e Ukrainës për shqyrtim të përshpejtuar mund ta trazojë qasjen e ngadalshme të bllokut për zgjerim.

Të enjten, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë e vizituan Ukrainën dhe u zotuan se do ta përkrahin synimin e këtij shteti për t’u bërë kandidat për anëtarësim në BE.

Tjera nga autori:
1