<b></b> Shtëpia Blu e Koresë së Jugut hapet për herë të parë për publikun në 74 vjet

Shtëpia Blu e Koresë së Jugut hapet për herë të parë për publikun në 74 vjet

19.05.2022 23:39

Për shumë koreano-jugorë, ish-pallati presidencial në Seul ishte një pikë referimi e pak-vizituar dhe shumë e siguruar në mal. Por, tani kjo ka ndryshuar pasi mijëra persona janë lejuar të hyjnë brenda tij për herë të parë në 74 vjet.

Si një nga aktet e tij të para, udhëheqësi i ri i Koresë së Jugut ka zhvendosur zyrat presidenciale nga Shtëpia Blu, e quajtur sipas pllakave të saj të veçanta blu të çatisë, dhe ka hapur portat e saj për publikun, duke lejuar në maksimum 39,000 njerëz në ditë për ta vizituar.

Kompleksi normalisht serioz është shndërruar në diçka si një panair, me turma të emocionuara që shikojnë përreth dhe qëndrojnë në radhë të gjata.

"Ndihem mirënjohës që Shtëpia Blu është hapur për publikun," tha së fundmi punonjësi i zyrës 61-vjeçar, Lee Sang Woon, gjatë një turneu me familjen e tij. “Jam vërtet i lumtur që jam këtu.”

Shtëpia Blu ka kaluar nëpër transformime të shumta gjatë viteve. Dikur vendi i një kopshti mbretëror, japonezët ndërtuan rezidencën zyrtare për guvernatorët e tyre të përgjithshëm gjatë sundimit kolonial të Tokios në Gadishullin Korean. E pasi Korea u çlirua nga Japonia në vitin 1945, komandanti ushtarak i ShBA-së e pushtoi vendin, ndërsa në vitin 1948  shtëpia u bë zyra presidenciale dhe rezidenca zyrtare e Koresë së Jugut.

Hapja e Shtëpisë Blu është pjesë e zotimit të presidentit të ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, bashkë me vendimin për ta braktisur pallatin dhe për të vendosur zyrat e tij në kompleksin e ministrisë së Mbrojtjes në distriktin Yongsan, rreth 5 kilometra larg.

Yoon tha se ai zgjodhi kompleksin e ministrisë së Mbrojtjes sepse ai tashmë është i pajisur me objekte komandimi të lidhura me sigurinë. Ai po ashtu shtoi se synon të ndërtojë diçka të ngjashme me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, që do t'i lejojë qytetarët të shohin më nga afër ndërtesën, Yoon po ashtu tha se zyrat e reja do të lejojnë komunikim më të mirë me publikun.

Megjithatë, planet e tij të zhvendosjes, janë përballur me ankesa se ato ishin të nxituara dhe joreale. Kritikët thonë se një lëvizje e nxituar e zyrave të larta qeveritare mund të minojë sigurinë kombëtare duke përqendruar shumë pushtet në një vend, duke kushtuar shumë dhe duke shkelur të drejtat pronësore të njerëzve që jetojnë në zonë.

Tjera nga autori:
1