<b></b> Korea Veriore raporton për vdekjen e parë nga Covid-19

Korea Veriore raporton për vdekjen e parë nga Covid-19

13.05.2022 08:33

Të paktën një person i konfirmuar me Covid-19 ka vdekur në Korenë Veriore dhe qindra mijëra të tjerë kanë shfaqur simptoma të gripit, thanë mediet shtetërore të premten, duke ofruar shenja të një përhapjeje të mundshme të virusit.

Presidenti i ri i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol, i cili erdhi në pushtet këtë javë, planifikon që vendit fqinj t’i ofrojë vaksina kundër Covid-19 dhe përkrahje të tjera mjekësore, tha të premten zëdhënësi i tij, pa dhënë hollësi.

Ekspertët thonë se shifrat e publikuara deri më tani ndoshta paraqesin një pjesë të vogël të infeksioneve, duke i marrë parasysh kapacitetet e kufizuara për testim. Numri i madh i infeksioneve do të mund të sillte mijëra vdekje në njërin nga dy shtetet e vetme pa fushatë të vaksinimit kundër pandemisë në tërë botën.

Rreth 187.800 njerëz po trajtohen në izolim pas përhapjes së një grupi me prejardhje të paidentifikuar në mbarë vendin nga fundi i prillit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Kjo agjenci tha se rreth 350.000 njerëz kanë shfaqur shenja të këtij gripi, përfshirë 18.000 që raportuan për simptoma rishtazi, të enjten. Rreth 162.000 njerëz janë trajtuar, por nuk u saktësua numri i atyre që kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19.

KCNA-ja raportoi se të paktën gjashtë persona me simptoma të gripit kanë vdekur dhe se njëri prej tyre është konfirmuar se e ka pasur variantin Omicron të koronavirusit.

Tjera nga autori:
1