Këto janë pamje që tregojnë momentin e tmerrshëm kur një dhëndër rrahu nusen e tij gjatë dasmës së tyre në Uzbekistan.
DailyMail shkruan se çifti po merrnin pjesë në një lojë, dhe kur nusja doli fituese bashkëshorti i saj e goditi rëndë në pjesën e prapme të kokës.
Nusja e tronditur dhe e shqetësuar vuri dorën në kokë, para se ta ngrinte fustanin e bardhë të nusërisë nga dyshemeja dhe u largua nga skena me dy gra të tjera. Ndërsa, dhëndri mbeti në skenë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke vështruar turmën e heshtur që pak çaste më parë kishte brohoritur çiftin.
Bëhet e ditur se ceremonia ishte në Uzbekistan dhe nuk ka pasur asnjë koment nga zyrtarët ligjor.
Vendi ka një histori martesash të rregulluara, megjithëse është e paqartë nëse kjo ishte një e tillë.
Pamjet e dasmës janë bërë virale në mediat sociale në Azinë qendrore, me njerëzit që kanë reaguar të zemëruar.
Çuditërisht, kjo nuk është hera e parë që shfaqet një video që tregon një dhëndër që sulmon gruan e tij të re.
Edhe në vitin 2019, një video e ngjashme tregonte një incident që tërhoqi vëmendjen e publikut. Në këtë video shfaqej dhëndri që sulmoi fizikisht nusen pasi e ngacmoi duke pretenduar se nuk do t’ia ipte tortën e dasmës.