Lufta në Ukrainë

LIVE:

Përditësuar 3 muaj më parë

<b>LIVE Lufta në Ukrainë:</b> Diplomatët sllovenë do të kthehen në Kiev

Volodymyr Zelensky

<b>Ukraina</b> thotë se morali i ushtarëve rusë është dobësuar

Ukraina thotë se morali i ushtarëve rusë është dobësuar

Arbër Thaci

3 muaj më parë

11:56

3 muaj më parë

11:56

Burimet nga ushtria ukrainase pandehin se morali i ushtarëve rusë për luftën në Ukrainë është dobësuar dukshëm. Sipas ukrainasve, kjo gjendje është aq e dukshme, saqë ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë në këtë luftë.

Sipas ushtrisë ukrainase, grupe të ndryshme të ushtarëve rusë tani janë kthyer brenda territorit të Federatës Ruse, meqë po shfaqim mungesë të vullnetit për të luftuar. Këtë javë është raportuar që së paku 11 ushtarë të Trupave Nacionale të Rosgvardia-s, në rajonin Khakassia, refuzuan të luftojnë, sepse si trupa me detyrë të ruajtjes së rendit publik brenda Rusisë, nuk duhet të dërgohen në luftën në Ukrainë.

Burimi i njëjtë beson që gjendja e përgjithshme e trupave ruse po keqësohet, moralisht dhe psikologjikisht. Duke e ndjekur përpjekjen ruse për rigrupim të ushtrisë ruse, ata po i ftojnë për shërbim trupat e liruara nga shërbimi ushtarak pas vitit 2012, me theks të veçantë personat me disa aftësi të caktuara, si për shembull, mekanikët, shoferët, etj. 

<b>Ukraina</b> thotë se morali i ushtarëve rusë është dobësuar

Ukraina thotë se morali i ushtarëve rusë është dobësuar

Arbër Thaci

3 muaj më parë

11:50

3 muaj më parë

11:50

Burimet nga ushtria ukrainase pandehin se morali i ushtarëve rusë për luftën në Ukrainë është dobësuar dukshëm. Sipas ukrainasve, kjo gjendje është aq e dukshme, saqë ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë në këtë luftë.

Sipas ushtrisë ukrainase, grupe të ndryshme të ushtarëve rusë tani janë kthyer brenda territorit të Federatës Ruse, meqë po shfaqim mungesë të vullnetit për të luftuar. Këtë javë është raportuar që së paku 11 ushtarë të Trupave Nacionale të Rosgvardia-s, në rajonin Khakassia, refuzuan të luftojnë, sepse si trupa me detyrë të ruajtjes së rendit publik brenda Rusisë, nuk duhet të dërgohen në luftën në Ukrainë.

Burimi i njëjtë beson që gjendja e përgjithshme e trupave ruse po keqësohet, moralisht dhe psikologjikisht. Duke e ndjekur përpjekjen ruse për rigrupim të ushtrisë ruse, ata po i ftojnë për shërbim trupat e liruara nga shërbimi ushtarak pas vitit 2012, me theks të veçantë personat me disa aftësi të caktuara, si për shembull, mekanikët, shoferët, etj. 

<b>Ukraina</b> thotë se morali i ushtarëve rusë është dobësua

Ukraina thotë se morali i ushtarëve rusë është dobësua

Arbër Thaci

3 muaj më parë

11:44

3 muaj më parë

11:44

Burimet nga ushtria ukrainase pandehin se morali i ushtarëve rusë për luftën në Ukrainë është dobësuar dukshëm. Sipas ukrainasve, kjo gjendje është aq e dukshme, saqë ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë në këtë luftë.

Sipas ushtrisë ukrainase, grupe të ndryshme të ushtarëve rusë tani janë kthyer brenda territorit të Federatës Ruse, meqë po shfaqim mungesë të vullnetit për të luftuar. Këtë javë është raportuar që së paku 11 ushtarë të Trupave Nacionale të Rosgvardia-s, në rajonin Khakassia, refuzuan të luftojnë, sepse si trupa me detyrë të ruajtjes së rendit publik brenda Rusisë, nuk duhet të dërgohen në luftën në Ukrainë.

Burimi i njëjtë beson që gjendja e përgjithshme e trupave ruse po keqësohet, moralisht dhe psikologjikisht. Duke e ndjekur përpjekjen ruse për rigrupim të ushtrisë ruse, ata po i ftojnë për shërbim trupat e liruara nga shërbimi ushtarak pas vitit 2012, me theks të veçantë personat me disa aftësi të caktuara, si për shembull, mekanikët, shoferët, etj. 

<b>Blinken korrigjon presidentin Biden:</b> Nuk deshi të thoshte ashtu siç tha

Blinken korrigjon presidentin Biden: Nuk deshi të thoshte ashtu siç tha

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

16:57

4 muaj më parë

16:57

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mohuar që Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë plan për të ndryshuar regjimin në Rusi apo diku tjetër në botë.

Komentet e z. Blinken erdhën një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden tha që homologu i tij rus, Vladimir Putin, nuk duhej të lejohej që të mbante pushtetin.

Këto komente Biden i bëri në fund të fjalimit në Poloni, dhe të cilat nuk ishin të parashikuara, raporton BBC, përkthen në shqip gazeta Nacionale.

Blinken tha që presidenti thjesht kishte dashur të thoshte se Putini nuk duhej lejuar që të bënte luftën kundër Ukrainës.

Kremlini në anën tjetër kishte denoncuar retorikën duke thënë që ju takonte rusëve të zgjedhnin liderin e tyre.

“Mendoj që presidenti deshi të thoshte dje që, thjesht, presidenti Putin nuk duhet të fuqizohet aq sa të shpall luftën apo të përfshihet në luftën kundër Ukrainës apo kujtdo qoftë tjetër,” u shpreh Blinken të dielen gjatë një vizite në Izrael.

“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar së përsërituri vazhdimisht, nuk kemi strategji për ndryshim të regjimit në Rusi,” – vazhdoi ai.  

<b>Franca </b> përgatitet të mirëpresë 100 mijë refugjatë ukrainas

Franca përgatitet të mirëpresë 100 mijë refugjatë ukrainas

Anita Nikaj

4 muaj më parë

18:42

4 muaj më parë

18:42

Franca ka nisur një plan kombëtar për të strehuar të paktën 100 mijë, refugjatë ukrainas, tha të martën kryeministri francez Jean Castex.

"Çdo ditë e më shumë ukrainas po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë," tha Castex, pas një takimi ndër-departamental të krizës për këtë çështje.

Më shumë se 26 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës, sipas Castex. Midis tyre, 10 mijë e 500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme e BE-së, e aktivizuar më 3 mars.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen në tregun e punës së Francës dhe iu ka ofruar kurse për të mësuar gjuhën frenge, transmeton CNN

"Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë. Është nderi i vendit tonë të presë në menyrën më të ngrohtë të mundshme miqtë tanë ukrainas.”, tha Castex.

<b>Rusia fillon bombardimet</b> e Ukrainës edhe nga deti

Rusia fillon bombardimet e Ukrainës edhe nga deti

Anita Nikaj

4 muaj më parë

18:26

4 muaj më parë

18:26

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, Rusia ka filluar të bombardojë qytetin e Mariupol nga Deti Azov.

Zyrtari tha se disa nga anijet janë minahedhëse dhe disa anije amfibe të cilat përdorën për të zbarkuar mjetet ushtarake dhe personelin ushtarak nga deti drejt në tokë.

“Ne vazhdojmë të vëzhgojmë një numër forcash ruse brenda qytetit të Mariupol. Ne mendojmë se disa  nga ushtarët janë forca separatiste që erdhën nga Donbasi,  por ukrainasit po luftojnë shumë për të mbajtur Mariupolin që të mos bjerë”, tha zyrtari për CNN, transmeton gazeta Ncionale.

Mariupol, ka qenë cak i bombardimevë të vazhdueshme ruse që nga fillimi i luftës.

Më vete, rusët kanë gjithsej rreth 21 anije në Detin e Zi, tha zyrtari. Dymbëdhjetë nga anijet janë luftarake sipërfaqësore, ndërsa pjesa tjetër janë anije amfibe.

<b>Rusia</b> ka rrëmbyer katër gazetarë nga shtëpitë e tyre në Ukrainë

Rusia ka rrëmbyer katër gazetarë nga shtëpitë e tyre në Ukrainë

Rinor Gjergji

4 muaj më parë

18:14

4 muaj më parë

18:14

Forcat ruse kanë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre katër gazetarë nga Ukraina, bën të ditur Unioni  Kombëtar i Gazetarëve në Ukrainë.

Përmes një shkrimi, Unioni ka bërë të ditur se rusët kanë hyrë në shtëpitë e gazetarëve në Melitopol dhe i kanë nxjerrë që aty.

Ata janë mbajtur për disa orë në një vendndodhje të panjohur dhe më pas janë kthyer.

Ditë më parë, gazeta Hromadske ka thënë se një nga gazetaret e saj është duke munguar që nga 15 marsi. Thuhet se Victoria Roschyna ishte nisur për Mariupol, ku po zhvillohen dyluftime ndërmjet forcave ruse dhe ukrainase.

<b> Joe Biden</b> do të vizitojë Poloninë të premten për të diskutuar krizën e Ukrainës

Joe Biden do të vizitojë Poloninë të premten për të diskutuar krizën e Ukrainës

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

17:42

4 muaj më parë

17:42

Joe Biden do të udhëtojë në Poloni të premten për të diskutuar përgjigjen ndërkombëtare ndaj pushtimit rus të Ukrainës që ka shkaktuar një "krizë humanitare dhe të të drejtave të njeriut", tha të dielën vonë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Biden do të udhëtojë në Varshavë për një takim dypalësh me Presidentin Andrzej Duda, tha Shtëpia e Bardhë.

Më shumë se 2 milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha të premten roja kufitare polake.

Udhëtimi i Biden në Poloni do të vijë një ditë pasi ai do të takohet në Bruksel me aleatët e NATO-s, udhëheqësit e G7 dhe liderët e Bashkimit Evropian për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se Biden do të organizojë një telefonatë të hënën në orën 11:00 ET me Emmanuel Macron të Francës, Olaf Scholz të Gjermanisë, Mario Draghi të Italisë dhe Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar për të diskutuar përgjigjet e tyre të koordinuara ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara treguan që deri të enjten rreth 3.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, në atë që është bërë kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. OKB-ja tha se disa nga 2 milionë njerëz që hynë në Poloni nga Ukraina kanë lëvizur në vende të tjera në BE, por "shumica besohet se janë ende në Poloni".

Të enjten, Biden do të marrë pjesë në një samit urgjent të NATO-s, një takim të G7 dhe një samit të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar Ukrainën, “duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me ndaj konfliktit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Më herët të dielën, Psaki tha se Biden nuk po planifikonte të vizitonte Ukrainën gjatë udhëtimit të tij evropian këtë javë.

<b>Ukraina:</b> Rusia ka përdorur granata dhe armë zjarri ndaj protestueve

Ukraina: Rusia ka përdorur granata dhe armë zjarri ndaj protestueve

Rinor Gjergji

4 muaj më parë

17:11

4 muaj më parë

17:11

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë hedhur akuza ndaj trupave ruse, duke pretenduar se rusët kanë përdorur armë zjarri dhe granata ndaj protestuesve të mbledhur në Kherson, raporton The Guardian.

Deri më tani, thuhet se vetëm një person ka mbetur i lënduar nga kjo.

Rusia ende nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë.

<b>Ministri i Jashtëm i Ukrainës</b> i dërgon porosi Kinës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i dërgon porosi Kinës

Rinor Gjergji

4 muaj më parë

16:45

4 muaj më parë

16:45

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Ukrainës, Dmytro Kuleba, përmes një postimi në Twitter i ka dërguar porosi Kinës lidhur me luftën në Ukrainë.

Ai ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Ukrainës dhe Kinës janë mbështetur në respekt reciprok, mirëkuptim dhe përfitim, për dekada të tëra.

"Ne i bëjmë thirrje Kinës, si një superfuqi botërore, të luajë rol të rëndësishëm në përpjekjen për të gjetur zgjidhje politike për luftën në Ukrainë.

Kohëve të fundit ka pasur thirrje të shumta që Kina të luajë rol konstruktiv në krizën e shkaktuar nga Rusia. Por, mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Kinës, që tradicionalisht nuk është përfshirë në konflikte jashtë territorit të saj.

<b>Bennett:</b> Rusia nuk synon më ta zëvendësojë Zelenskyn dhe ta çarmatosë Ukrainën

Bennett: Rusia nuk synon më ta zëvendësojë Zelenskyn dhe ta çarmatosë Ukrainën

Rinor Gjergji

4 muaj më parë

16:22

4 muaj më parë

16:22

Kryeministri i Republikës së Izraelit, Naftali Bennett, ka shpjeguar ndikimin e tërheqjes së Ukrainës nga dëshira për t'u anëtarësuar në NATO.

Sipas tij, kjo ka ndikuar që Rusia të mos synojë më zëvendësimin e Zelenskyt dhe Qeverisë së Ukrainës me një qeveri kukull proruse dhe, gjithashtu, Rusia më nuk ka për synim çarmatimin e Ukrainës.

Më tej, Bennett ka treguar pozicionimin e shtetit të tij. 

"Ne e kemi pozicionuar Izraelin në një mënyrë - që na lejon komunikim të vazhdueshëm me të dyja shtetet - e cila është e ndershme dhe e sinqertë dhe mund të sjellë rezultate."

Ai ka shtuar se Izraeli është duke bërë përpjekje të ndërmjetësojë bashkë me shtete të tjera të botës, por ka thënë se është një rrugë e gjatë përpara, duke lënë të kuptohet se marrëveshja ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk është lehtësisht e arritshme.

Lajmi është publikuar në prestigjiozen izraelite, The Jerusalem Post.

<b>Raketa ruse përfundon </b> në kuzhinën e një shtëpie në Ukrainë

Raketa ruse përfundon në kuzhinën e një shtëpie në Ukrainë

Shkëlqim Beqiri

4 muaj më parë

15:08

4 muaj më parë

15:08

Në mediat sociale po qarkullon një fotografi në të cilën shihet një raketë e Rusisë që ka përfunduar në kuzhinën e një shtëpie në qytetin Kharkiv të Ukrainës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo raketë, e të cilat këto ditë janë shpeshtuar në Ukrainë.

Qyteti i Kharkiv prej javësh është një nga qytetet më të goditura nga sulmet ruse, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Ndonëse e mohon një gjë të tillë, Putin nuk ka kursyer civilët.

<b>Rusia ndalon</b> Facebook-un dhe Instagram-in

Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagram-in

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

15:05

4 muaj më parë

15:05

Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagramin, Meta e shpall “organizatë ekstremiste”, raporton The Guardian. 

Një gjykatë ruse ka urdhëruar Metën të ndalojë menjëherë aktivitetet e Facebook dhe Instagram në Rusi, me arsyetimin e “aktivitetit ekstremist”.

<b>Autoritetet ukrainase:</b> Të paktën tetë të vrarë nga granatimet në Kiev

Autoritetet ukrainase: Të paktën tetë të vrarë nga granatimet në Kiev

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

10:30

4 muaj më parë

10:30

Granatime të fuqishme kanë goditur shtëpi të banimit dhe një lagje tregtare në lagjen Podil të Kievit vonë të dielën, duke vrarë të paktën tetë persona, ka njoftuar Kryeprokurori i Ukrainës.

"Sipas informacionit që kemi për momentin, disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare [u goditën]," ka thënë kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, në kanalin e tij Telegram.

Kievi mbetet 'objektivi kryesor ushtarak' i Rusisë, thotë mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

09:19

4 muaj më parë

09:19

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e saj të fundit të inteligjencës, duke thënë se luftime të ashpra po vazhdojnë në veri të Kievit, megjithëse përparimi rus ka ngecur.

Në raport thuhet:

Forcat ruse që ishin duke përparuar në qytet nga verilindja kanë ngecur. Forcat që ishin duke përparuar nga drejtimi i Hostomelit në veri-perëndim janë zmbrapsur nga rezistenca e ashpër ukrainase.

Pjesa më e madhe e forcave ruse mbeten më shumë se 25 km larg nga qendra e qytetit.

Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë dhe ata ka të ngjarë t'i japin përparësi përpjekjeve për të rrethuar qytetin gjatë javëve të ardhshme.

<b>Pekini nuk do të dërgojë armë në Rusi,</b> thotë ambasadori kinez në SHBA

Pekini nuk do të dërgojë armë në Rusi, thotë ambasadori kinez në SHBA

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

08:33

4 muaj më parë

08:33

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara ka thënë se Kina nuk do të dërgojë armë dhe municion për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë dhe se Pekini "do të bëjë gjithçka për të qetësuar krizën".

Komentet e Qin Gang vijnë pasi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, të premten paralajmëroi homologun e tij kinez, Xi Jinping, se do të kishte "pasoja" nëse Pekini do t'i jepte mbështetje materiale Moskës.

Pekini mohoi raportet javën e kaluar se ishte i hapur për t'i siguruar Moskës armatim, duke i quajtur raporimet si "dezinformim", por megjithatë, Kina ka hezituar të qortojë Rusinë për pushtimin e saj.

Duke folur për transmetuesin amerikan CBS, Gang u ankua se dënimi publik nga Perëndimi "nuk ndihmon" dhe se duhej "diplomaci e mirë".

<b>Sanksionet ndaj Rusisë </b> mund të zgjerohen, thotë zyrtari amerikan

Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, thotë zyrtari amerikan

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

08:23

4 muaj më parë

08:23

Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Daleep Singh, ka thënë se SHBA-ja ende mund të zgjerojë sanksionet dhe të arrijë "majat komanduese" të ekonomisë ruse.

Në një intervistë për CBS, Singh tha se Rusinë tashmë "po e pret një humnerë ekonomike" dhe është "duke shkuar me shpejtësi drejt standardeve të jetesës sovjetike të stilit të viteve 1980".

Pavarësisht nga sanksionet ekonomike të ndërmarra tashmë, Singh tha se ato ende mund të zgjerohen dhe të aplikohen në objektiva të tjerë, duke përfshirë më shumë banka dhe "sektorë që ne nuk i kemi prekur".

"Ka të bëjë kryesisht me naftën dhe gazin, por ka edhe sektorë të tjerë", tha ai.

"Nuk dua t'i specifikoj ato, por mendoj se Putini e din se cilat janë ato."

Singh vuri në dukje se parashikimet sugjerojnë se ekonomia e Rusisë do të jetë sa gjysma që ishte përpara pushtimit të Ukrainës.

"Ne nuk krenohemi me vuajtjet e popullit rus," tha ai. "Kjo është lufta e Putinit. Këto janë sanksionet e Putinit. Dhe ëto janë vështirësitë e Putinit që ai po i vë popullit rus."

Përmbledhje e lajmeve për gjendjen në Ukrainë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

08:05

4 muaj më parë

08:05

Ukraina ka refuzuar të dorëzojë Mariupolin, duke refuzuar kërkesën e Rusisë për të hequr dorë nga qyteti deri në afatin e fundit të orës 05:00 me orën e Moskës (02:00 GMT).

Rusia kishte ofruar të krijonte korridore humanitare në mënyrë që banorët të mund të largoheshin në këmbim të qytetit.

Rreth 300,000 njerëz mbeten të bllokuar me pak ose aspak ushqim, ujë dhe energji elektrike në qytetin i cili është bombarduar pandërprerë gjatë dy javëve të fundit.

Rusia ka goditur disa strehimore civilësh, shkolla, një spital dhe një teatër. Ukraina ka thënë se sulmet në Mariupol janë krime lufte që do të mbeten në histori..

Kishte një qetësi 24-orëshe në granatimet në shumicën e qyteteve të dielën. Por në Kiev pati sulme që vranë të paktën katër persona.

Presidenti ukrainas Zelensky ka kritikuar gjithashtu Izraelin për hezitimin e tij për të dërguar teknologjinë e tij të mbrojtjes raketore në Ukrainë

Në një fjalim në parlamentin izraelit, ai tha: “Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes nga raketat janë më të mirat… ju patjetër që mund t'i ndihmoni njerëzit tanë.

<b>Zelensky e quan Jerusalemin</b> si "vendin e duhur" për bisedime

Zelensky e quan Jerusalemin si "vendin e duhur" për bisedime

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

07:52

4 muaj më parë

07:52

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë vendi ku do të zhvillohen bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

"Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime," tha Zelensky në një video-fjalim drejtuar popullit ukrainas të postuar të dielën.

"Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem".

"Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur," tha ai.

Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit me video-lidhje të dielën.

<b>Biden </b> viziton Poloninë

Biden viziton Poloninë

Gazeta Nacionale

4 muaj më parë

07:42

4 muaj më parë

07:42

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të vizitojë Poloninë të premten pas takimeve me NATO-n dhe aleatët e BE-së, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Në Poloni, Biden do të takohet me Presidentin, Andrzej Duda, në Varshavë për të diskutuar përgjigjen humanitare ndaj luftës në Ukrainë.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe asaj të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Të hënën, Biden do të ketë një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin Italian, Mario Draghi, dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Të mërkurën, Biden do të udhëtojë për në Bruksel për të marrë pjesë në samitet në NATO dhe Këshillin Evropian, si dhe në një takim të G7. Megjithatë, ai nuk ka plane të udhëtojë në Ukrainë gjatë udhëtimit të tij, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

1
1