<b></b> Lavrovi thotë se Perëndimi i ka shpallur luftë totale Rusisë

Lavrovi thotë se Perëndimi i ka shpallur luftë totale Rusisë

27.05.2022 13:45

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka akuzuar vendet perëndimore për shpallje të një lufte totale ndaj Rusisë, popullit dhe kulturës së saj.

Në një takim të kësaj ministrie, kryediplomati rus tha se vendet perëndimore “po i fshijnë Rusinë dhe gjithçka të lidhur me të” përfshirë ndalimin e shkrimtarëve, kompozitorëve dhe figurave të tjera kulturore.

“Perëndimi na ka shpallur luftë neve, ndaj tërë botës ruse. Kultura e fshirjes së Rusisë dhe të gjithçkaje të lidhur me vendit tonë tashmë po arri në një pikë absurditeti”, tha ministri rus.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe “satelitët e saj po i dyfishojnë, trefishojnë, katërfishojnë përpjekjet e tyre për ta kufizuar vendin tonë” duke përdorur mjete të ndryshme  - “nga sanksionet e njëanshme ekonomike deri të propaganda tërësisht e rreme më hapësirën globale të medieve”.

“Në shumë shtete perëndimore, rusofobia e përditshme është bërë e një natyre të pashembullt dhe, për keqardhjen tonë të madhe, ajo po inkurajohet nga qarqe qeveritare në një numër shtetesh”, shtoi ministri i Putinit.

Tjera nga autori:
1