<b>Le Pen pas humbjes: </b> Ky rezultat është një fitore për partinë

Le Pen pas humbjes: Ky rezultat është një fitore për partinë

24.04.2022 20:26

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë po u drejtohet mbështetësve të cilët janë mbledhur duke brohoritur emrin e saj.

Ajo thotë se rezultati - një humbje e parashikuar - është ende një fitore për partinë e saj duke shtuar se e respekton verdiktin e kutisë së votimit.

Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë luftën e saj në politikën franceze, ndërsa më parë kandidatja e ekstremit të djathtë kishte thënë se në rast se humb mund të largohej nga politika nëse humbiste.

Marine Le Pen shprehu mirënjohje për njerëzit që votuan për të në provinca, në fshat dhe në territoret përtej detit të Francës.

Ajo shtoi se do të nisë "një betejë të madhe për zgjedhjet legjislative" që do të mbahen në qershor.

Në fund të fjalimit të saj, Marine Le Pen drejtoi mbështetësit e saj në një interpretim të La Marseillaise, himnit kombëtar francez.

Tjera nga autori:
1