<b></b> Lufta në Ukrainë thellon krizën humanitare në vendet më të varfra të Afrikës

Lufta në Ukrainë thellon krizën humanitare në vendet më të varfra të Afrikës

30.05.2022 13:12

Një shoqatë e vogël bamirëse filloi sivjet ndërtimin e një klinikë në Burkina Faso veriore që do të shërbente për kujdesjen e mijëra grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga kryengritësit islamikë, që bënë kërdi përgjatë rrethinës së Saharasë.

Por kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, zinxhirët globalë të furnizimit u vështirësuan dhe kostoja e materialeve të ndërtimit, karburantit dhe ushqimit u rrit në Afrikën Perëndimore. Themeluesi i bamirësisë, Boukary Ouedraogo, u detyrua të merrte një vendim të vështirë: ai ndaloi ndërtimin e klinikës që në themelet e hedhura.

Thirrje të ngjashme po bëhen në të gjithë Afrikën Sub-Sahariane, ku projektet humanitare po rrezikohen nga pasojat e luftës në Ukrainë, duke vënë potencialisht në rrezik miliona jetë.

Agjencitë humanitare që tashmë po luftojnë me rritje të gjerë të çmimeve shkaku i pandemisë thonë se kriza në Evropë i ka përkeqësuar gjërat. Edhe kostoja e ushqimeve terapeutike që shpëtojnë jetë për fëmijët e kequshqyer është rritur.

Duke e komplikuar problemin, disa donatorë kanë devijuar ndihmën shtetërore nga vendet më të goditura të Afrikës për të ndihmuar e më shumë se gjashtë milionë refugjatëve që kanë ikur nga luftimet në Ukrainë.

Danimarka tha në mars se do të përgjysmonte ndihmën e saj për Burkina Faso këtë vit për të akomoduar refugjatët ukrainas. Buxheti i saj për fqinjin e Burkinës, Malin, gjithashtu nën kontrollin e një kryengritjeje islamike, ka rënë me 40%.

Suedia ka thënë gjithashtu se planifikon të devijojë 1 miliard dollarë nga buxheti i saj i ndihmës për të ndihmuar në mbulimin e kostos së pritjes së refugjatëve ukrainas.

Klinika e Ouedraogo-s ishte shumë e nevojshme në Kaya, një qytet me rrugë të pista. Popullsia e saj është rritur në vitet e fundit pasi mijëra njerëz nga fshatrat përreth ikin nga sulmet e militantëve, duke ngarkuar sistemin bazë të kujdesit shëndetësor.

"Ajo që ndodhi në Ukrainë ndodhi në të njëjtën kohë kur kriza në këtë vend u përkeqësua," ka thënë Ouedraogo, i cili drejton Fondacionin BO në Burkina Faso.

"Shpresojmë që të gjithë donatorët të mund të mbajnë vëmendjen e tyre," tha ai. "Ne ndjemë se ajo që po bënim do të zvogëlonte numrin e vdekjeve dhe vdekshmërinë e foshnjave."

Histori e ngjashme është edhe në Sudan, vend ky i cili përballet me konflikte dhe mungesa ushqimore. Klinika pediatrike e drejtuar nga shoqata bamirëse mjekësore me bazë në Senegal, Alima, përballet me një mungesë financimi prej 300,000 dollarësh për shkak të rritjes së kostove, përfshirë karburantin për gjeneratorin e klinikës.

Me këtë ritëm, Alima do të duhet të mbyllë programin, ka thënë drejtori i saj i operacioneve, Kader Issaley.

Action Against Hunger, një shoqatë bamirësie që operon në të gjithë Afrikën, thotë që kostoja e produkteve ushqimore si orizi, vaji dhe sheqeri është rritur me 20% në 30% gjatë vitit të kaluar, shkruan Euractiv.

Kjo do të ndikojë në zvogëlimin e sasisë për po atë përqindje, ka thënë Mamadou Diop, përfaqësues i AAH në Afrikën Perëndimore.

Tjera nga autori:
1