Presidenti francez Emmanuel Macron ka vizituar sot Berlinin, ku ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Është traditë e BE-së që liderët e vendeve të vizitojnë njëri-tjetrin si udhëtim i parë jashtë vendit pas zgjedhjes së tyre. Ndërsa, takimi i sotëm ishte një shfaqje e qëllimshme simbolike e lëvizjes së motorit franko-gjerman të bllokut.
Por BBC shkruan se, kriza Rusi-Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht jo vetëm dinamikën e sigurisë së Evropës, por edhe balancën e fuqisë.
Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Emmanuel Macron shpesh paraqitej si praktikant i kancelares gjermane Angela Merkel. Por pasardhësi i saj, Olaf Scholz, i ka trajtuar sanksionet e Rusisë dhe dërgesat e armëve në Ukrainë ngadalë dhe në mënyrë të ngathët - duke i zhgënjyer votuesit në vend dhe aleatët jashtë vendit.
Atëherë, i sapo zgjedhuri, presidenti Macron beson se ky është momenti i tij i udhëheqjes së BE-së - në Bruksel dhe globalisht.
Por kriza aktuale ka nxitur edhe lojtarë të tjerë kryesorë: Poloninë dhe vendet baltike - për NATO-n dhe çështjet e mbrojtjes; ndërsa Hungaria e ka tërhequr BE-në mbrapsht në sanksionet e energjisë, duke shkaktuar krahasime të pafavorshme me Shtetet e Bashkuara që veprojnë shpejt dhe duke shkaktuar pyetje në Bruksel nëse rregulli i bllokut që vendimet e politikës së jashtme duhet të jenë unanime tanimë është i vjetëruar.