<b>Lufta në Ukrainë</b> një “mundësi e artë” për prodhuesit e armëve

Lufta në Ukrainë një “mundësi e artë” për prodhuesit e armëve

20.04.2022 19:41

Pushtimi i Ukrainës nuk është konflikti i parë që qeveritë perëndimore e kanë përdorur për të ekspozuar armë për blerësit.

William Hartung, një ekspert në tregtinë ndërkombëtare të armëve, thotë për The Independent se këto konflikte përfaqësojnë një " mundësi të artë" për industrinë.

Prodhuesit perëndimorë të armëve po garojnë për të fituar para në miliarda dollarë nga shitjet e krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës dhe militarizimi i mundshëm i Evropës që do të pasojë, thonë ekspertët e industrisë.

Tashmë, ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore po ofrojnë shuma të mëdha për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet në një afat të shkurtër dhe duke e bërë më të lehtë marrjen e armëve si sistemet raketore Stinger, Javelin dhe Stormer.

Kompani të tilla si Raytheon Technologies kanë parë rritje të çmimit të aksioneve të tyre deri në 15 për qind në gjashtë muajt e fundit, pasi ajo dhe prodhuesit e tjerë gjigantë të armëve marrin pjesë në takime të klasifikuara me Pentagonin për të vlerësuar se si mund të përfitojnë nga dëshira e Ukrainës dhe presidentit të saj, Volodymyr Zelensky, për t'u armatosur kundër pushtimit rus.

Megjithatë, ekspertët thonë se ndërsa këto shitje fillestare përfaqësojnë vetëm mundësi modeste për firmat e armëve, është perspektiva e një Evrope gjithnjë e më të militarizuar në vitet dhe dekadat në vijim, ku do të qëndrojë pasuria e vërtetë. Kjo është diçka për të cilën tashmë flasin zyrtarët e lartë të prodhuesve të armëve kur u drejtohen aksionerëve dhe mediave të biznesit.

Në Britani, Ministria e Mbrojtjes së fundi priti në vizitë zyrtarët ukrainas dhe organizoi që ata të udhëtonin në vendin e testimit ushtarak në Salisbury Plain, për të parë raketën Stormer në veprim.

Kombet si Gjermania, thelbësisht pacifiste që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, tani po kërkojnë të riformojnë të gjithë ushtrinë e tyre në vazhdën e veprimeve të Rusisë.

Gjermania ka bërë tashmë një porosi për 35 avionë luftarakë F-35, avionët luftarakë më modernë në botë, nga prodhuesi amerikan Lockheed Martin.

"Ata janë në gjendje të përfitojnë në shumë mënyra," thotë Hartung. Administrata [Biden] ka shpenzuar rreth 3.2 miliardë dollarë në ndihmë armësh për Ukrainën, dhe megjithëse shumë prej tyre vijnë nga stoqet aktuale, të gjitha ato do të rimbushen përmes kontratave nga Pentagoni. Ata gjithashtu mund të zëvendësojnë disa nga armët e furnizuara nga aleatët. Dhe më pas, ndërsa Evropa fillon të shpenzojë më shumë, kompanitë amerikane do të përfitojnë nga kjo."

Hartung, një studiues i lartë në Institutin Quincy, thotë se prodhuesit e armëve edhe para pushtimit, po parashikonin një vit fitimprurës.

Megjithatë, vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën dhe për të trembur disa vende të tjera evropiane që mendojnë se mund të jenë objektivi i tij i ardhshëm, i ka dhënë një vrull të madh industrisë.

Ndërsa kompanitë individuale kanë parë rezultatet të mira, i gjithë sektori ka përfituar; në SHBA, fondi i S&P i Hapësirës Ajrore dhe Mbrojtjes ka parë një rritje prej të paktën 11 për qind.

Hartung thotë se shumë tregtarë armësh kërkojnë të mbështillen me idetë e demokracisë kur nxjerrin produktet e tyre. Megjithatë, ai thotë se shumica janë të lumtur t'u shesin armë regjimeve autoritare si Arabia Saudite dhe Nigeria.

Javën e kaluar, Pentagoni hodhi poshtë një takim të klasifikuar midis zyrtarëve të lartë në tetë prodhuesit kryesorë të armëve – Boeing Defense, Space & Security, L3Harris Technologies, Raytheon Technologies, BAE Systems, Lockheed Martin Corporation, Huntington Ingalls Industries, General Dynamics dhe Northrop Grumman.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby u tha gazetarëve se ishte "pjesë e një bisede normale, të planifikuar dhe rutinë". Por në takim u përfshinë CEO të kompanive dhe bisedimet u klasifikuan.

I pyetur për atë që u diskutua, Pentagoni i dërgoi The Independent një deklaratë në të cilën thuhej se takimi ishte kryesuar nga Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Dr. Kathleen Hicks, e cila u tha CEO-ve  se “Administrata e Biden-it po punon gjatë gjithë orarit për të përmbushur kërkesat prioritare të Ukrainës për ndihmën e sigurisë, tërheqjen e armëve nga stoqet e ShBA-së, blerjen direkt nga industria për dërgim të shpejtë në Ukrainë dhe lehtësimin e transferimit të armëve nga aleatët dhe partnerët kur sistemet e tyre i përshtaten më mirë nevojave të Ukrainës”.

Tjera nga autori:
1