<b></b> Luftë kundër kancerit, Shtëpia e Bardhë merr vendim të reduktojë nikotinën në cigare

Luftë kundër kancerit, Shtëpia e Bardhë merr vendim të reduktojë nikotinën në cigare

22.06.2022 16:53

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar të martën planet për të ulur në mënyrë dramatike vdekjet nga kanceri – një synim ky i administrates së Joe Biden.

Në planet e zbuluara thuhet se është marrë vendim që të reduktohet në nivele minimale sasia e nikotinës në cigaret e shitura në SHBA.

Megjithatë, vendimi i marrë ka shumë mundësi të përballet me kundërshtime nga industria e duhanit.

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, ku sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të paktën 480,000 vdekje shkaktohen nga duhani çdo vit.

Nikotina është një kimikat që i bën personat të varuar në produktet e duhanit, prandaj në një deklaratë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se planet për një standard të propozuar do të vendosin një nivel minimal të nikotinës në cigare.

Komisioneri i FDA, Dr Robert M Califf, është shprehur se ulja e niveleve të nikotinës mund të zvogëlojë gjasat që të rinjtë të bëhen të varur nga cigaret dhe të ndihmojë duhanpirësit aktualë që ta lënë duhanin.

Kjo nismë vjen pasi në muajin shkurt administrata Biden, vendosi objektiva për të ulur shkallën e vdekjeve nga kanceri me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme, si pjesë e fushatës së tij Cancer Moonshot.

Por Washington Post shkruan se sipas ekspertëve mund të duhet të paktën një vit që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), të nxjerrë një rregull të propozuar, i cili më pas mund të vonohet edhe nga kundërshtimet e tjera nga industria e duhanit.

Tjera nga autori:
1