Forcat ruse dhe mbrojtësit ukrainas kanë zhvilluar beteja të ashpra për ditë të tëra për Severodonetsk, një qytet kyç në Ukrainën lindore.
Nëse Severodonetsk bie në duart e Rusisë, kjo do të thotë se rusët kanë marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Luhanskut.
Sot në rrjetet sociale u shfaq një video, e cila, sipas Sky News, tregon luftëtarë të huaj që mbërrijnë në Severodonetsk për të luftuar krah për krah me mbrojtësit ukrainas.
Nuk është plotësisht e qartë se kur është bërë regjistrimi, por supozohet se video është regjistruar së fundmi. /Nacionale/
Foreign fighters have joined the Ukrainian forces in Severodonetsk to help retain control of the strategic city.
— Sky News (@SkyNews) June 7, 2022
Latest on the war in Ukraine: https://t.co/OjwVY8NGtL pic.twitter.com/JDZwDGmuKR