Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 shtetas të rinj amerikanë në "listën e ndalimit", duke përfshirë zëvendëspresidenten e ShBA-së Kamala Harris.
Ministria ka botuar një deklaratë në faqen e internetit ku thuhet se të gjithë personat që u shtuan në listë janë "udhëheqës të lartë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, akademikë dhe gazetarë që formojnë axhendën rusofobike, si dhe bashkëshortët e një numri zyrtarësh të rangut të lartë".
Sipas BBC, në deklaratë thuhet se të gjithë individëve në listë, u është ndaluar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar “në përgjigje të sanksioneve anti-ruse gjithnjë e në rritje.”
Deklarat e Rusisë për listën e re të të ndaluarve, erdhi pasi Presidenti Joe Biden njofoti sanksione të reja ndaj qytetarëve rusë si dhe 800 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.