<b></b> Mbretëria e Bashkuar i dërgon Ukrainës sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi

Mbretëria e Bashkuar i dërgon Ukrainës sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi

06.06.2022 09:52

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ka thënë ministri britanik i mbrojtjes.

Ben Wallace tha se sistemi i raketor me lëshime të shumfishtaM270 do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka konfirmuar se sa armë do të dërgohen, por BBC ka kuptuar se fillimisht do të jenë tre.

Vendimi u koordinua me SHBA-në, e cila njoftoi javën e kaluar se edhe ajo do të dërgonte gjithashtu një sistem raketash.

Vendimi i SHBA-së tashmë ka zemëruar Moskën dhe të dielën, Vladimir Putin kërcënoi se do të zgjerojë listën e objektivave që Rusia do të sulmojë në Ukrainë nëse vendet perëndimore i dërgojnë Kievit armë me rreze të gjatë veprimi.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtria ukrainase do të trajnohet për mënyrën e përdorimit të lëshuesve në Mbretërinë e Bashkuar në javët e ardhshme.

Duke njoftuar për vendimin, Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar po merrte një rol udhëheqës në furnizimin e trupave ukrainase me "armët jetike që u nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i paprovokuar".

Ai tha: “Ndërsa taktikat e Rusisë ndryshojnë, po ashtu duhet edhe mbështetja jonë për Ukrainën.

"Këto sisteme shumë të afta raketash me lëshime të shumfishta do t'u mundësojnë miqve tanë ukrainas të mbrohen më mirë kundër përdorimit brutal të artilerisë me rreze të gjatë, të cilën forcat e Putinit e kanë përdorur pa dallim për të rrafshuar qytetet."

Britania dhe Amerika kanë udhëhequr në furnizimin me armë në Ukrainë, por dhënia e raketave të avancuara me rreze të gjatë shënon një ndryshim të rëndësishëm, ky thënë korrespondenti i mbrojtjes i BBC-së, Jonathan Beale.

Sistemi i raketave lëshuese të shumëfishta të Mbretërisë së Bashkuar mund të lëshojë 12 raketa tokë-tokë brenda një minute dhe mund të godasë me saktësi objektivat brenda 80 km - shumë më larg sesa që ka mundësi aktualisht artileria e Ukrainës.

Sistemi raketor që po dërgon Mbretëria e Bashkuar është i ngjashëm me sistemin që SHBA po dërgon, Sistemi i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142 (HIMARS).

Tjera nga autori:
1