<b></b> Milicia Popullore e Luhanskut bombardon një bazë ukrainase me obusë

Milicia Popullore e Luhanskut bombardon një bazë ukrainase me obusë

08.06.2022 17:14

Milicia Popullore e të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut (LPR), ka njoftuar se ka shkatërruar bazën e “armikut” të vendosur në zonën e Svitlodarsk në rajonin e kontestuar të Ukrainës lindore të Donetsk Oblast.

Milicia ndau pamjet duke thënë se: "Bateria e artilerisë Howitzer e NM LPR shkatërroi bazën e fshehtë të armikut në zonën e Svitlodarsk."

Ndërsa, në një përditësim, milica tha se, “gjatë përleshjeve me njësitë e departamentit të mbrojtjes, gjatë ditës së kaluar, armiku ka pësuar humbje të mëdha në fuqi punëtore dhe pajisje ushtarake, përkatësisht: 34 personel; 7 transportues të blinduar të personelit dhe 5 automjete.”

Po ashtu, milicia por-ruse shtoi se: “Armiku vazhdon të terrorizojë popullatën civile në Republikë, duke bombarduar infrastrukturën civile në vendbanimet e vijës së parë të LPR, të cilat nuk paraqesin rrezik për armikun dhe nuk janë objekte ushtarake.”

Tjera nga autori:
1