<b></b>

"Mjekët na u zhdukën": Shpërthejnë luftime në Sievierodonetsk, avancojnë trupat ruse

30.05.2022 11:06

Një zyrtar ukrainas tha sot në mëngjes (e hënë) se luftimet e ashpra në rrugë kanë shpërthyer mes forcave qeveritare dhe forcave ruse në Sievierodonetsk, kryeqyteti krahinor në lindjen e largët të rajonit Donbas në Ukrasinë.

Kjo është zona të cilën Moska për dy muaj ka provuar që t’i vë nën rrethim luftëtarët ukrainas dhe të zaptojë edhe më shumë tokë.

“Luftimet tashmë po ndodhin në rrugët e Sievierodonetskut... armiku po avancon brenda Sievierodonetskut,” – tha Serhiy Haidai, guvernator i provincës lindore të Luhanskut në një postim në kanalin e tij në Telegram.

Haidai u shpreh se gjatë vikendit të fundit që trupat ruse kapën një hotel në periferi të qytetit por fjalët e tij tashmë nënkuptojnë se forcat invaduese kanë depërtuar edhe më thellë.

Luhansku është njëra prej dy provincave, bashkë me Donetskun, që përbën rajonin industrial lindor të Donbasit. Rusia ka justifikuar invazionin e plotë në Ukrainë duke thënë që dëshiron të çlirojë Donbasin, ku kishte nxitur luftën e separatistëve pas aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014.

Duke përshkruar skenën në Sievierodonetsk, popullsia e së cilës tashmë gati krejtësisht është evakuuar, guvernatori Haidai tha se “qyteti është fëlliqur me kufoma ruse” dhe më shumë se 90 për qind e infrastrukturës dhe ndërtesave rezidenciale janë “shkatërruar”.

“Mjekët janë zhdukur!! Tre mjekë janë zhdukur në qytet... veç një ambulancë sakate është gjetur,” – shtoi ai.

Haidai tha që Lysychansku, qyteti motër i Sievierodonetskut që ndodhet në perëndim përgjatë lumit Siversky Donets ka mbetur ende nën kontrollin e Ukrainës.

Rruga drejt perëndimit që lidh të dyja qytetet e vijës së frontit në afërsi të rajonit të bastioneve ukrainase në rajonin e Donetskut afër kryeqytetit administrativ Kramatorskut ishte – sipas Haidait – po ashtu nën kontrollin qeveritar por “po bombardohet rëndë dhe është e rrezikshme.”

Tjera nga autori:
1