Moment historik për Ukrainën dhe Moldavinë, marrin statusin e vendit kandidat për në BE - NACIONALE

Moment historik për Ukrainën dhe Moldavinë, marrin statusin e vendit kandidat për në BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka njoftuar se Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e kandidatit për në BE.

"Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së," është shprehur Michel, duke e përshkruar vendimin e Këshillit Evropian si një "moment historik".

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE disa ditë pas pushtimit rus, dhe procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE, megjithatë të dyja vendeve mund t’u duhen shumë vite për t’u bashkuar me bllokun, dhe nuk ndonjë garanci për sukses.

Komisioni Evropian nuk e ka bërë të qartë se kur mund të fillojnë negociatat e pranimit, por presidenti i Këshillit u shpreh se, "procesi do të jetë i bazuar në merita".

E ndërsa bashkë me Ukrainën, statusin e vendit kandidat e mori edhe Moldavia, në pritje është edhe një shtet i tretë ish-sovjetik, Gjeorgjia, për të cilin Michel tha se "Këshilli e njeh perspektivën evropiane të vendit dhe ishte gati t'i jepte statusin e kandidatit pasi të adresohen prioritetet e pazgjidhura".

Ndërsa, presidentja e BE-së Ursula von der Leyen tha se "të tre vendet janë pjesë e familjes evropiane".

Deri më sot, në listën zyrtare të vendeve kandidate për në BE përfshihej Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Lajme të ngjashme