<b></b> Momenti kur helikopteri rus rrëzohet nga ushtria ukrainase dhe shpërthen në flakë

Momenti kur helikopteri rus rrëzohet nga ushtria ukrainase dhe shpërthen në flakë

17.06.2022 20:23

Ushtarët ukrainas thuhet se rrëzuan një helikopter rus.

Helikopteri rus, thuhet se është një Mil Mi-24, u rrëzua në një fushë të Ukrainës.

Pamjet janë marrë nga Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, së bashku me një deklaratë të shkurtër ku thuhet: Në rajonin e Donetskut, luftëtarët e mbrojtjes territoriale të Ukrainës rrëzuan helikopterin ushtarak rus Mi-35M.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt në atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak" për "çlirimin e Donbasit". Sot shënohet dita e 114-të e pushtimit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se midis 24 shkurtit dhe 16 qershorit, Rusia kishte humbur rreth 32,950 trupa ushtarake, 1,449 tanke, 3,545 automjete të blinduara luftarake, 729 artileri, 233 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi, 97 sisteme të mbrojtjes ajrore, 213 avionë luftarakë, 179 helikopterë, 591 dronë taktikë, 129 raketa lundrimi, 13 anije luftarake, 2494 automjete motorike dhe cisterna karburanti dhe 55 pajisje speciale. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1