<b></b> Moska paralajmëron dëbimin e gazetarëve perëndimorë për shkak të bllokimeve të YouTube

Moska paralajmëron dëbimin e gazetarëve perëndimorë për shkak të bllokimeve të YouTube

26.05.2022 17:09

Rusia ka paralajmëruar se nëse YouTube vazhdon të bllokojë njoftimet e ministrisë së Jashtme të Moskës, vendi do të dëbojë gazetarët e shteteve perëndimore.

Maria Zakharova, zëdhënësja e departamentit, e cila mban çdo javë konferencë mbi politikën e jashtme ruse, duke përfshirë luftën në Ukrainës, u shpreh se ajo tashmë e kishte paralajmëruar platformën YouTube kundër kufizimeve ndaj përmbajtjeve të ministrisë së Jashtme ruse.

Sipas agjenicë ruse të lajmeve, Tass, Zakharova është shprehur me fjalët: “Ne sapo erdhëm dhe u thamë: Ju bllokoni një konferencë tjetër, një gazetar ose media amerikane shkon në shtëpi. Nëse sërish bllokohet një konferencë tjetër ne do të emërojmë një gazetar ose një media specifike që do të shkojë në shtëpi.”

Zakharova po ashtu kishte thënë se Moska është duke punuar për të marrë masa ndaj mediave në gjuhën e angleze, në përgjigje të veprimeve “jomiqësore”  të qeverive të huaja ndaj mediave ruse.

Deklarata e Zakharovës, vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që vendos një vendim deri në 15 vjet burg për përhapjen e “lajmeve të rreme” rreth ushtrisë dhe luftës në Ukrainës.

Ata që e shkelin këtë ligj për herë të parë do të përballen me gjoba deri në 1,500 dollarë, shkelja e përsëritur sjellë dyfishin ose trefishin e shumës ose dënim me 15 ditë burg.

Ndërkohë, sanksionet për publikimin e të ashtuquajturave lajme të rreme do të ndryshojnë.

Individët, zyrtarët dhe bizneset do të përballen me gjoba deri në 1 milion rubla ruse, dhe çdo artikull në internet që përmban "mosrespektim të hapur" për qeverinë ose "moral publik" do të duhet të fshihet brenda 24 orëve.

Edhe mediat tradicionale të regjistruara në ministrinë e Drejtësisë do të përballen me gjoba sipas projektligjit të lajmeve të rreme, ndërsa faqet e lajmeve pa licencë mund të bllokohen pa paralajmërim nga rregullatori shtetëror i medias.

Tjera nga autori:
1