<b>Navalny nga burgu,</b> i kërkon Francës të votojë për Macron

Navalny nga burgu, i kërkon Francës të votojë për Macron

20.04.2022 18:22

Kritiku i burgosur i Moskës, Alexei Navalny u ka bërë thirrje votuesve francezë që të mbështesin presidentin Emmanuel Macron këtë fundjavë, ndërsa ai paralajmëroi për lidhjet e kundërshtares së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me presidentin Vladimir Putin.

Komentet e liderit të opozitës ruse, avokatit dhe aktivistit kundër korrupsionit erdhën ndërsa centristi Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë Le Pen përgatiten të takohen të mërkurën në mbrëmje në një debat televiziv ballë për ballë që mund të rezultojë vendimtar përpara votimit të së dielës.

Pavarësisht se Macron doli në krye të sondazheve të fundit të opinionit, Le Pen - një nacionaliste kundër imigracionit, kohëve të fundit ka fituar shumë popullaritet.

"Unë sigurisht pa hezitim, i bëj thirrje popullit të Francës që të votojë për Emmanuel Macron më 24 prill," shkroi Navalny në Twitter, përpara se të akuzonte Le Pen se ka marrë një hua prej 9 milionë euro nga Banka e Parë Çeko-Ruse.

Ai shtoi se “kjo nuk ishte thjesht një “marrëveshje e dyshimtë”. Kjo bankë është grupi famëkeq i Putinit për pastrimin e parave. Si do të iu dukej nëse një politikan francez do të merrte një kredi nga Cosa Nostra? Epo, kjo këtu është e njëjta gjë.”

Navalny tha se ai ishte "plotësisht i hutuar" nga politikanët evropianë të krahut të djathtë që shprehin simpatinë për "Putinin dhe "konservatorizmin" e tij", duke shtuar se "Putini dhe njerëzit e tij të lartë janë krejtësisht imoralë dhe përçmojnë vlerat e familjes: familjet e dyta dhe të treta dhe dashnoret me jahtet janë normë për ta.”

 

Tjera nga autori:
1