<b></b> Ndërsa bota i ka sytë nga Ukraina, Turqia përgatitet për lëvizje ushtarake në Siri

Ndërsa bota i ka sytë nga Ukraina, Turqia përgatitet për lëvizje ushtarake në Siri

31.05.2022 20:38

Turqia është duke u përgatitur për një tjetër inkursion në shkallë të gjerë në veri të Sirisë, në atë që do të bëhej ofensiva e pestë e saj ushtarake ndaj vendit brenda gjashtë viteve.

The Independent shkruan, se tashmë përgjatë kufirit sirian janë vendosur pajisjet ushtarake me predha artilerie që godasin pozicionet e mbajtura nga forcat e armatosura kurde siriane. Ndërsa, zyrtarë të lartë dhe analistë pranë qeverisë në Ankara thonë se një operacion i ri kundër grupeve kurde siriane ka të ngjarë të fillojë në javët e ardhshme me shpresën për ta përfunduar atë përpara samitit të NATO-s që do të mbahet më 29 qershor në Madrid.

"Siç them gjithmonë, ne do t'i godasim papritmas brenda natës, dhe ne duhet ta bëjmë këtë," kështu është shprehur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan para gazetarëve të vendit.

Pas një takimi të mbajtur me kabinetin e tij javën e kaluar, Erdogan ishte shprehur se, “me dëshirën e Zotit, operacionet do të fillojnë sapo Forcat e Armatosura, inteligjenca dhe forcat e sigurisë turke të përfundojnë përgatitjet e tyre”.

Operacioni i mundshëm ushtarak vjen në një moment veçanërisht të përshtatshëm gjeopolitik për Erdoganin, pasi që Rusia, e cila është një fuqi e madhe ushtarake dhe politike në Siri, është detyruar të ridrejtojë vëmendjen dhe burimet e saj drejt sulmit të vazhdueshëm kundër Ukrainës.

Deri më tani, Turqia ka ofruar një mbështetje thelbësore diplomatike dhe ushtarake për të mbrojtur Ukrainën, duke fituar edhe mbështetje nga perëndimi - edhe pse mban marrëdhënie miqësore me Moskën, një akt balancues ky që e vendos Ankaranë në pozicionin e të dy palëve në konflikt.

E sipas të gjitha gjasave Erdogan tani po hedh bazat diplomatike për një ofënsivë të re ndërkufitare, pasi u bë e ditur se ai ka folur për planet e tij edhe më presidentin rus Vladimir Putin. Ndërkohë sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së Jake Sullivan, ka përsëritur rëndësinë e përmbajtjes nga përshkallëzimi në Siri, gjatë një bashkëbisedimi me kryekëshilltarin e Erdoganit.

Turqia, një anëtare e NATO-s që ka qenë në kundërshtim me aleatët e tjerë, ka kërkuar prej kohësh të zgjerojë gjurmët e saj në Siri.

Tjera nga autori:
1