<b></b> Ndryshimet klimatike: Gjasa për kalimin e kufirit të ngrohjes prej 1.5°C

Ndryshimet klimatike: Gjasa për kalimin e kufirit të ngrohjes prej 1.5°C

10.05.2022 13:25

Sipas një analize të re, gjasat për të kaluar pragun kyç të ngrohjes globale janë rritur ndjeshëm.

Studiuesit e Zyrës Met në Mbretërinë e Bashkuar thonë se tani gjasat jan rreth pesëdhjetë-pesëdhjetë që bota të ngrohet me më shumë se 1.5°C gjatë pesë viteve të ardhshme, shkruan BBC.

Një rritje e tillë do të ishte e përkohshme, por studiuesit janë të shqetësuar për drejtimin e përgjithshëm të temperaturave.

Është pothuajse e sigurt se gjat; viteve 2022-2026 do të ketë një vit të ngrohtë me temperatura rekorde, thonë ata.

Met Office është shërbimi kombëtar meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa nivelet e gazeve ngrohëse në atmosferë janë grumbulluar me shpejtësi gjatë tre dekadave të fundit, temperaturat globale janë duke u rritur gradualisht.

Në vitin 2015, temperatura mesatare në botë fillimisht shkoi 1°C mbi nivelet para-industriale, të cilat përgjithësisht mendohen si temperaturat e regjistruara në mesin e shekullit të 19-të.

Ky ishte gjithashtu viti kur liderët politikë nënshkruan marrëveshjen e Parisit për klimën, e cila angazhoi botën të mbante rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius, ndërkohë që vazhdonin përpjekjet për t'i mbajtur ato nën 1.5 gradë Celsius.

Në COP26 në Glasgow nëntorin e kaluar, qeveritë përsëritën angazhimin e tyre për të mbajtur gjallë "1.5°C".

Për shtatë vitet e fundit, temperaturat globale kanë qëndruar në ose rreth 1°C, me 2016 dhe 2020 si vitet më të ngrohta të regjistruara.

Shkencëtarët thonë se me rreth 1°C të ngrohjes bota tashmë po përjeton pasoja si zjarret e paprecedentë në Amerikën e Veriut vitin e kaluar, ose valët drastike të të nxehtit që godasin aktualisht Indinë dhe Pakistanin.

Ky përditësim nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), i kryer nga Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se gjasat për të shkuar përkohësisht mbi 1.5C në një nga pesë vitet e ardhshme nuk kanë qenë kurrë më të larta.

Studimi thotë se temperaturat midis 2022 dhe 2026 do të jenë midis 1.1°C dhe 1.7°C më të larta se në nivelet para-industriale.

Studiuesit e Met Office parashikojnë se për çdo një vit të periudhës, gjasat për të kaluar kufirin prej 1.5°C është rreth 48%, ose afër 50:50.

“Gjëja themelore që po ndryshon është se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë po rriten ngadalë”, tha Dr Leon Hermanson nga Zyra Met, autori kryesor i raportit.

"Unë mendoj se njerëzit tashmë janë mjaft të shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe është shqetësuese, po tregon se ne vazhdojmë të ngrohim planetin dhe po i afrohemi këtij pragu të parë që u vendos në marrëveshjen e Parisit. N duhet të vazhdojmë ta bëjmë gjithçka mundemi për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile."

Studiuesit thonë se të kalosh mbi 1.5°C për një vit nuk është e njëjtë me një rritje të qëndrueshme ku temperaturat nuk bien nën këtë shifër. Gjasat janë që nëse tejkalohet në pesë vitet e ardhshme, do të bjerë përsëri nën 1.5C. Megjithatë, tani ka pak vend për komoditet.

Tjera nga autori:
1