<b></b> Në Austri shtohen thirrjet për braktisjen e

Në Austri shtohen thirrjet për braktisjen e "reformës së dështuar ushtarake"

09.06.2022 14:57

Raportet e konfirmuara të mediave se sekretari i përgjithshëm i mbrojtjes austriake, Dieter Kandlhofer do të largohet nga detyra, kanë nxitur thirrjet për të braktisur reformën e "dështuar" të ushtrisë që ai udhëhoqi.

"Ky do të ishte tani shansi ideal për Ministren [e Mbrojtjes] [Klaudia] Tanner për të varrosur këtë reformë të panevojshme," ka thënë Manfred Haidinger, president i sindikatës së ushtrisë.

Nga kjo reformë nuk shihet asnjë vlerë e shtuar, asnjë përmirësim dhe asnjë fuqizim i forcave të armatosura federale, shtoi ai.

“Në çdo rast, plani i madh për një reformë të arsyeshme ka dështuar, ashtu siç dështoi z. Kandlhofer si Sekretar i Përgjithshëm”.

Sindikata e ushtrisë kishte qenë prej kohësh kritiku më i zëshëm i reformës së drejtuar nga Tanner. Meqenëse strukturat komanduese u dëmtuan në mes të luftës kundër Ukrainës, ajo kishte kërkuar dorëheqjen e saj në fillim të majit.

Ministria e Tanner ende nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e Kandlhofer, ndërsa burime të shumta i kanë thënë APA-së se ajo kishte ndodhur tashmë.

Kandlhofer, i cili kishte punuar nën ish-kancelarin Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen për akuzat për korrupsion në fillim të tetorit, ishte përfshirë tashmë në akuza për keqmenaxhimi dhe përvetësim përpara se të kalonte në ministrinë e mbrojtjes.

Tjera nga autori:
1