<b></b> Nën presion, por lideri gjerman Olaf Scholz nuk do të flasë për vizitën e mundshme në Ukrainë

Nën presion, por lideri gjerman Olaf Scholz nuk do të flasë për vizitën e mundshme në Ukrainë

13.06.2022 21:31

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk ka pranuar të komentojë mbi raportet se ai po planifikon të vizitojë Ukrainën së bashku me hologët e tij nga Franca dhe Italia.

E përjavshmja gjermane, Bild am Sonntag kishte raportuar se Scholz do të udhëtonte në Kiev me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi Berlin përpara samitit të këtij muaji të liderëve nga Grupi i Shtatë ekonomive kryesore.

Disa liderë të tjerë evropianë, lideri i opozitës gjermane dhe anëtarë të kabinetit të Scholz-it kanë vizituar Ukrainën javët e fundit për të shprehur solidaritetin me vendin përballë sulmit ushtarak të Rusisë, duke rritur kështu presionin ndaj kancelarit gjerman për ta bërë të njëjtën gjë.

Por, Scholz hodhi poshtë pyetjet në lidhje me planet e udhëtimit, duke thënë se ai nuk do të shkonte përtej asaj që zëdhënësi i tij u kishte thënë gazetarëve më herët gjatë ditës. Por, as zëdhënësi i tij nuk kishte pranuar të diskutonte mbi këtë çështje.

E ndërsa Gjermania ka kontribuar me ndihmë të konsiderueshme financiare dhe ushtarake për Ukrainën që nga pushtimi rus tre muaj më parë, qeveria e Scholz është kritikuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit se ka qenë dhe është më e ngadalshme për t’i dalë në ndihmë vendit, në krahasim me SHBA-të dhe disa vende më të vogla evropiane.

Megjithatë, ditën e hënë Scholz u tërhoq kundër kritikave të tilla, duke thënë se obusët e avancuar që Gjermania po i ofron Ukrainës, kërkojnë trajnim të gjerë përpara se të mund të përdoren.

“Mendoj se do të ishte mirë nëse ata që shprehin pikëpamjet e tyre për këtë apo atë çështje do të kalonin një moment duke menduar për këtë fillimisht,” u shpreh Scholz.

Tjera nga autori:
1