Nëna e Salvador Ramos, një adoleshenti që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në shkollën fillore Robb në Teksas, u lut për falje për djalin e saj.
Adriana Martínez Reyes, djali i së cilës bleu dy pushkë dhe një sasi të madhe municionesh brenda një periudhe disaditore dhe vrau 21 persona, dha një deklaratë për mediat.
"Nuk kam fjalë. Nuk e di se çfarë të them. Ai kishte arsyet e tij pse bëri atë që bëri. Ju lutem mos e gjykoni. Unë thjesht kërkoj falje nga fëmijët e pafajshëm që humbën", tha ajo.
Autoritetet thonë se ai nuk kishte histori kriminale, por nuk pajtohet senatori
Reyes ishte shumë e mërzitur për të diskutuar arsyet e vendimit të djalit të saj për të qëlluar gjyshen e tij dhe më pas të kryente masakrën në një shkollë fillore aty pranë.
Kujtojmë, senatori republikan i Teksasit, Tony Gonzales tha sot se vrasësi në masë Salvador Ramos u arrestua katër vjet më parë pasi "u tha njerëzve se kishte në plan të qëllonte në një shkollë kur të mbushte 18 vjeç".
“Vrasësi u arrestua disa vite më parë, më saktë katër vjet më parë, sepse ai kishte këtë plan dhe tha – kur të diplomohem në vitin 2022, do të sulmojë në shkollë”, tha Gonzales për Fox News. Është e rëndësishme të theksohet se autoritetet kanë thënë më parë se Ramos nuk kishte histori kriminale. /Nacionale/