<b></b> Nga vendet e BE-së, Spanja është prekur më së paku nga lufta në Ukrainë

Nga vendet e BE-së, Spanja është prekur më së paku nga lufta në Ukrainë

09.06.2022 10:45

Spanja renditet ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që janë prekur më së paku nga lufta në Ukrainë, me një rritje të PBB-së prej më shumë se 4% e parashikuar nga organizata ndërkombëtare për vitin 2022, ka tënë ministrja spanjolle e financave Nadia Calviño.

Duke folur për mediat në margjinat e një takimi parlamentar në Madrid, Calviño e partisë socialiste në pushtet PSOE tha se në parashikimin e saj të publikuar të mërkurën (8 qershor), Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik përfshinte ndikimin e luftës në Ukrainë, raporton EFE.

Në raportin e saj, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik - OECD thekson se "familjet spanjolle janë më pak të prekura nga rritja e çmimeve për sa i përket të ardhurave të tyre", gjë që konfirmon se masat që janë marrë nga qeveria spanjolle "janë të duhurat" për të zbutur ndikimin e krizës, tha ministrja.

Të mërkurën, OECD rishikoi parashikimet e saj ekonomike në rënie për Spanjën dhe vendet e tjera dhe llogariti se PBB-ja e këtij viti do të rritet me 4.1% krahasuar me 5.5% që kishte vlerësuar në dhjetor, ndërsa inflacioni mesatar do të rritet në 8.1% krahasuar me 3% në 2021.

Në raportin e saj dyvjeçar të Perspektivës Ekonomike, OECD parashikon rritje të PBB-së prej vetëm 2.2% në vitin 2023, me inflacionin që mbetet relativisht i lartë në 4.8% mesatarisht.

Është më pesimiste se qeveria spanjolle, e cila pret rritje prej 4.3% këtë vit dhe 3.5% vitin e ardhshëm.

OECD gjithashtu ka një këndvështrim më të ulët në lidhje me inflacionin sesa Komisioni Evropian, i cili në mesin e majit parashikoi një indeks mesatar të çmimeve të konsumit në 2022 prej 6.3% në Spanjë dhe 1.8% në 2023.

Korrigjimi në rënie i parashikimeve të rritjes që nga raporti i mëparshëm i OECD-së i publikuar më 1 dhjetor 2021 vlen për pothuajse të gjithë anëtarët dhe veçanërisht për vendet e Evropës kontinentale.

Tjera nga autori:
1