<b></b> Një nga njësitë më elitare të Putinit po pëson humbje të mëdha nga forcat e Ukrainës

Një nga njësitë më elitare të Putinit po pëson humbje të mëdha nga forcat e Ukrainës

26.05.2022 18:39

Forcat elitare ajrore të Rusisë kanë pësuar viktima të rënda në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes (MM).

Në atë që do të jetë një lajm i dhimbshëm për presidentin rus, shefat britanikë të mbrojtjes detajuan "dështimet taktike" të tij në raportin e tyre të fundit të luftës.

Aty përfshihen rusët që detyrohen të tërhiqen nga një aeroport afër Kievit, përparimin e ngecur në Izium dhe kalimin e dështuar mbi lumin Siverskyi Donets.

Sipas inteligjencës së tyre, ushtria e Putinit tani është një "forcë e përgjithshme e pabalancuar", ndërsa keqmenaxhimi strategjik dhe "kënaqësia" midis komandantëve rusë po shkaktojnë humbje të mëdha në elitën e VDV të vendit.

U zbulua se VDV po zhduket në beteja të shumta në Ukrainë, dhe kjo njësi elitare nijhet si një nga njesitë më të forta të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes shkroi: Forcat ajrore të Rusisë – VDV – janë përfshirë shumë në disa dështime të dukshme taktike që nga fillimi i pushtimit rus. Kjo përfshin përpjekjen për avancim në Kiev nëpërmjet aeroportit Hostomel në mars, përparimin e ngecur në aksin Izium që nga prilli dhe kalimet e fundit të dështuara dhe të kushtueshme të lumit Siverskyi Donets. Doktrina ruse parashikon caktimin e VDV-së për disa nga operacionet më të kërkuara. VDV prej 45,000 trupash përbëhet kryesisht nga ushtarë profesionistë me kontratë. Anëtarët e saj gëzojnë statusin elitar dhe tërheqin paga shtesë.

VDV është përdorur në misione më të përshtatshme për këmbësorinë më të rëndë të blinduar dhe ka pësuar viktima të rënda gjatë fushatës. Performanca e saj e përzier ka të ngjarë të reflektojë një keqmenaxhim strategjik të kësaj aftësie dhe dështimin e Rusisë për të siguruar epërsinë ajrore.

Shefat e mbrojtjes shtuan se mosaftësia e VDV-së në Ukrainë thekson se si investimi i rëndësishëm i Putinit në ushtri e ka "zhbalancuar" forcën e saj të përgjithshme.

“Dështimi për të parashikuar rezistencën ukrainase dhe vetëkënaqësia pasuese e komandantëve rusë ka çuar në humbje të konsiderueshme në shumë nga njësitë më elitare të Rusisë”, shtuan ata.

Kjo nuk është hera e parë që raportet konfirmojnë humbje ruse në Ukrainë.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Mbrojtjes tha se Putin kishte humbur një të tretën e trupave të tij përballë rezistencës së ashpër.

Raporti i mëparshëm zbuloi se Rusia kishte humbur vrullin dhe ishte dukshëm prapa afatit në aneksimin e rajonit lindor të Ukrainës. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1