<b>Norvegjia i dërgon </b> Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore së bashku me 100 raketa

Norvegjia i dërgon Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore së bashku me 100 raketa

20.04.2022 21:56

Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral, tha të mërkurën ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjørn Arild Gram.

"Sistemi i mbrojtjes ajrore është "një armë efektive" dhe "do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën".

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, Norvegjia po i siguron Kievit edhe 100 raketa Mistral dhe një numër të vogël të njësive të lëshimit.

Sistemi Mistral ishte duke u hequr gradualisht nga ushtria norvegjeze, "por është ende një armë moderne dhe efektive që do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën," tha Gram.

Ministria bëri të ditur se armët tashmë ishin nisur nga Norvegjia, duke njoftuar se vendi në total i ka dhuruar Ukrainës 4,000 raketa antitank, disa lloje të pajisjeve mbrojtëse, si dhe pajisje të tjera ushtarake.

Tjera nga autori:
1