<b></b>Nuk i bëri detyrat e shtëpisë, një nënë në Indi e lidhë dhe e lë vajzën në temperatura 45 gradë

Nuk i bëri detyrat e shtëpisë, një nënë në Indi e lidhë dhe e lë vajzën në temperatura 45 gradë

09.06.2022 20:30

Një nënë mizore dyshohet se e ka lidhur vajzën e saj pesë-vjeçare, duke e lënë nën diellin përvëlues prej 45 gradë Celsius, sepse nuk i kishte mbaruar detyrat e shtëpisë.

Pamjet tmerruese të filmuara në Delhi, Indi, tregojnë një vajzë të vogël duke bërtitur ndërsa është e shtrirë në një tarracë me duart e lidhura pas shpine. Videoja, e xhiruar nga një shtëpi fqinje, tregon vajzën duke luftuar e pafuqishme që të zgjidhet dhe të shpëtojë nga temperaturat djegëse prej 45 gradë Celsius.

Sipas policëve lokalë, dyshohet se vajza është lidhur dhe është lënë në tarracë, si ndëshkim nga nëna e saj për mos kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Ndërsa, sipas rapotimeve të India Times, në kohën e incidentit babi i vajzës nuk ndodhej në shtëpi, dhe vajza ishte shpëtuar nga gjyshi i saj pasi kishte mbetur e shtrirë në diell për të paktën 10 minuta.

Policët në Delhi konfirmuan se janë duke e hetuar incidentin e tmerrshëm, duke shtuar se kanë nisur veprimet përkatëse.

Tjera nga autori:
1