<b></b> OBSH do të vendosë së shpejti nëse Lija e Majmunëve është urgjencë e shëndetit publik

OBSH do të vendosë së shpejti nëse Lija e Majmunëve është urgjencë e shëndetit publik

14.06.2022 19:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të angazhojë disa ekspertë të cilët do të vendosin nëse Lija e Majmunëve duhet të konsiderohet një emergjencë shëndetësore globale.

Shefi i OBSH-së, gjeneral Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ka vendosur të krijojë një komitet ekspertësh për shkak të përhapjes jo të zakonshme të lisë në shtetet të tjera, përveç Afrikës ku është endemike.

Nëse deklarohet se sëmundja është një emergjencë shëndetësore internacionale, do të thotë që do të marrë të njejtin trajtim si pandemia e Covid-19 dhe do të shihet nga OBSH si një rrezik i vazhdueshëm global.

Tedros po ashtu tha se, ekspertët do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë dhe për të marrë informacine më detajuese për virusin.

E ndërsa organizata nuk e ka rekomanduar ende vaksinimin në masë, shkencëtarët kanë thënë se pa marrë parasysh orientimin seksual, çdo kush që ka kontakt të ngushtë me një person të infektuar mund të infektohet.

OBSH po ashtu ka njoftuar është duke punuar me vendet partnere për të krijuar një mekanizëm me anë të së cilit disa vaksina për linë - një sëmundje e lidhur - mund të vihen në dispozicion të vendeve që janë prekur, ndërsa vazhdojnë kërkimet për efektivitetin e tyre kundër shpërthimit të ri.

Tedros tha se më shumë se 1,600 raste dhe gati 1,500 raste të dyshuara janë raportuar këtë vit në 39 vende. Po ashtu ai tha se janë raportuar gjithsej 72 vdekje, por asnjë në vendet e reja të prekura, të cilat përfshijnë Britaninë, Kanadanë, Italinë, Poloninë, Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara.

Përhapja e vazhdueshme e Lisë së Majmunëve në Evropë dhe vende të tjera shënon herën e parë që sëmundja është përhapur në mesin e njerëzve që nuk kanë lidhje udhëtimi me Afrikën.

Tjera nga autori:
1