<b></b> OBSH vendos t’i ndryshojë emrin Lisë së Majmunëve

OBSH vendos t’i ndryshojë emrin Lisë së Majmunëve

14.06.2022 20:44

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për Linë e Majmunëve.

Vendimi për ndryshimin e emrit vjen pasi më shumë se 30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar rreth “nevojës urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues” për virusin dhe sëmundjen që shkakton.

Shkencëtarët kanë thënë se referimi i vazhdueshëm i virusit si “afrikan” është i pasaktë dhe diskriminues.

E ndërsa, javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes, në vendet e tjera ku lija është endemike janë raportuar 72 vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar - alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.

Sëmundjet e tjera për të cilat ka ndodhur ky klasifikim në të kaluarën janë gripi i derrit, poliomieliti, Ebola, Zika dhe Covid.

Tjera nga autori:
1