<b>OKB</b> kërkon

OKB kërkon "pauzë" 4-ditore të Pashkëve në luftimet në Ukrainë

19.04.2022 18:12

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të martën për një "pauzë humanitare" katër-ditore në luftimet në Ukrainë, duke filluar të enjten që të përkojë me kremtimet e Javës së Shenjtë të krishterëve ortodoksë.

Duke vënë në dukje se sezoni i Pashkëve po vjen mes një ofensive në rritje ruse në Ukrainën lindore, shefi i OKB-së tha se nevoja për një "pauzë humanitare" është edhe më urgjente.

“Sulmi dhe numri i tmerrshëm i civilëve që kemi parë deri më tani mund të zbehet në krahasim me tmerrin që pret. Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë,” u tha ai gazetarëve, duke u kërkuar rusëve dhe ukrainasve “të heshtin armët dhe të krijojnë një rrugë drejt sigurisë”.

Guterres tha se pauza e propozuar do të lejonte evakuimin e civilëve nga "zonat aktuale ose të pritshme të konfrontimit" dhe marrjen e më shumë ndihmave humanitare në vendet me nevojë të dëshpëruar si Mariupol, Donetsk, Luhansk dhe Kherson.

Propozimi vjen pasi OKB-ja kohët e fundit ndihmoi në nxitjen e një armëpushimi dy-mujor në luftën civile të Jemenit, duke i ndalur luftimet me fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Tjera nga autori:
1