<b></b> Oficerët rusë ''vrasin ushtarët e plagosur në vend që t'i trajtojnë'' thonë të burgosurit

Oficerët rusë ''vrasin ushtarët e plagosur në vend që t'i trajtojnë'' thonë të burgosurit

17.05.2022 20:06

Komandantët rusë thuhet se po masakrojnë ushtarët e tyre të plagosur në vend që t'i largojnë ata nga fusha e betejës për trajtim.

Një nënkolonel u akuzua nga ushtarët rusë të kapur se kishte qëlluar në drejtim të ushtarëve të tij të plagosur, në mënyrë që ti vriste ata.

Komandanti pyeti një ushtar nëse mund të ecte dhe kur burri u përgjigj se nuk mundej, oficeri e vrau.

Lajmi rrëqethës vjen nga trupat e inteligjencës së ushtrisë të kapur nga ukrainasit.

Ata shfaqen duke folur në një videoklip të realizuar nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin.

Një ushtar tregoi se si komandantët kishin "përfunduar me të plagosurit".

I pyetur nga Zolkin se çfarë donte të thoshte, rus i kapur tha: Një ushtar i plagosur ishte shtrirë në tokë dhe komandanti i një batalioni e qëllon për vdekje nga një armë.

Një ushtar i dytë shtoi: Nënkoloneli po ecte përreth. Ai qëlloi katër ose pesë të tjerë. Ata mund të ishin shpëtuar, nëse ju jepej ndihma mjeksore, por ai thjesht i qëlloi për vdekje.

Nuk ishte e qartë se ku në Ukrainë ndodhën të shtënat e supozuara. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1