<b></b> Pamje: Macroni dhe Scholzi arrijnë në Kiev, përcillen nga ushtarët ukrainas

Pamje: Macroni dhe Scholzi arrijnë në Kiev, përcillen nga ushtarët ukrainas

16.06.2022 09:58

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë arritën të enjten në Kiev për ta shfaqur përkrahjen e përbashkët evropiane për Ukrainën, e cila po mundohet t’u bëjë rezistencë sulmeve ruse.

Pas zbritjes nga treni, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ai dhe udhëheqësit e tjerë do të vizitojnë vende ku kanë ndodhur sulme, raporton agjencia "Associated Press".

“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh i unitetit evropian ndaj ukrainase”, tha ai, duke shtuar se do të flasin me zyrtarët ukrainas për të tashmen dhe të ardhmen.

Udhëheqësit e tri ekonomive më të mëdha të BE-së pritet të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Macroni, Scholzi dhe Draghi arritën në Kiev me një tren të posaçëm, të ofruar nga autoritetet ukrainase, dhe zhvilluan takim të gjatë brenda tij pas mesnatës për t’i bashkërenduar pozicionet para takimit me Zelenskyn.

Kjo vizitë ka peshë të madhe simbolike, duke marrë parasysh se tri fuqitë evropiane janë ballafaquar me kritika për mungesën e dhurimit të armëve që i ka kërkuar Ukrainë dhe për gatishmërinë e tyre për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo gatishmëri është cilësuar e papranueshme nga udhëheqësit e vendeve të Baltikut dhe Evropës Qendrore.

Ukrainasit shpresojnë se vizita e nivelit të lartë do të shënojë pikë kthese duke ia hapur rrugën furnizimit të konsiderueshëm me armë të reja./Nacionale

Tjera nga autori:
1