Pamjet në videon e bashkangjitur, tregojnë një sulm me raketa ndaj një centrali diellor në rajonin Kharkiv të Ukrainës.
Sulmi që ndodhi mëngjesin e së shtunës, sipas autoriteteve nuk kishte lënë viktima, por pamjet e publikuara nga The Sun shfaqin disa momente nga shpërthimi i paneleve diellore dhe tregojnë krjimin e një krateri të madh në mes të paneleve.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha gjithashtu se ditën e shtunë kishin ndodhur sulme të shumta ruse të cilat kishin goditur komunitetet dhe infrastrukturën pranë Kharkivit.
Ndërkohë, zyrtarët kanë paralajmëruar se krimet e luftës ruse në Ukrainë do të arrijnë në 100 mijë raste individuale.