<b></b> Pamje kur tanku ukrinas shihet duke tërhequr një nga tanket me të fuqishme të Rusisë T-90A

Pamje kur tanku ukrinas shihet duke tërhequr një nga tanket me të fuqishme të Rusisë T-90A

17.05.2022 16:43

Lufta Ukrainë – Rusi ka hyrë në ditën e 82-të, ajo tashmë po zhvillohet kryesisht në lindje dhe jug të vendit, por edhe në pjesë të tjera, por shumë më pak.

Pasi e humbi Kievin dhe Kharkiv, tashmë trupat ruse po tentojë të marrin kontrollin e plotë të Mariupol dhe të fabrikës së çelikut Azovstal.

Në atë qytet trupat ruse kanë hasur në një rezistëncë të madhe që rrallë shihet, e sidomos ndaj një ushtrie siç është ajo e Rusisë, e cila llogaritet si një nga ushtritë më të forta në botë.

Nëpër vendet se ku është tërhequr Rusia, kanë mbetur shumë automjete luftarake.

Në videon që do të shihni më poshtë shihet se si tanku rus tërhiqet nga tanku ukrainas pas një beteje të humbur nga Rusia.

Tanku T-90A, llogaritet si një nga tanket më të fuqishme të Rusisë. /Nacionale/

 

Tjera nga autori:
1