<b></b> Pamje nga skena e goditjes me veturë në Berlin: Një trup i shtrirë, shumë ekipe emergjente

Pamje nga skena e goditjes me veturë në Berlin: Një trup i shtrirë, shumë ekipe emergjente

08.06.2022 11:59

Një person goditi me veturë disa këmbësorë në Berlin të mërkurën, duke lënë t paktën një dhe duke lënduar tetë të tjerë, thanë shërbimet e shpëtimit.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams, tha se aksidenti ndodhi afër shëtitores “Kurfuerstendamm”, në perëndim të kryeqytetit gjerman.

Ai tha se i dyshuari, drejtuesi i veturës, është ndaluar. Nuk është e qartë nëse përplasja ishte aksident ose nëse drejtuesi qëllimisht e ka goditur turmën, tha zëdhënësi.

Ngjarja ndodhi pranë sheshit “Breitscheidplatz, ku një person kishte goditur disa njerëz në tregun e Kërshëndellave më 2016, duke lënë 13 të vdekur.

Në vendin e ngjarjes u panë shumë pjesëtarë të shërbimeve emergjente.

Tjera nga autori:
1