<b></b> Pamje të militantëve pro-rusë duke qëlluar me raketahedhës drejt pozicioneve të Ukrainës

Pamje të militantëve pro-rusë duke qëlluar me raketahedhës drejt pozicioneve të Ukrainës

22.06.2022 23:57

Një video e publikuar nga The Sun, tregon militantët pro-rusë duke lëshuar raketa drejt pozicioneve ukrainase.

Pamjet fillojnë duke shfaqur një helikopter në qiell, më pas shihen dy automjete raketahedhëse të shumfishta BM-24 Grad.

Njëra nga automjetet mund të shihet duke mbajtur atë që duket të jetë një flamur me kafkë pirati dhe me kocka të kryqëzuara, ndërsa tjetra duket se mban flamurin rus, me stemën ruse mbi të. Të dy automjetet kanë një 'Z' të bardhë të ngjitur në to.

Me automjetet në sfond, shihet edhe një ushtar duke folur në një telekomandë, përpara se të nisë sulmi ndaj objektivave të padukshme.

Tjera nga autori:
1